Vidhet natën banesa e sekretarit të PS, Veliaj: Më morën dy lap topë

Postuar në 30 Prill, 2013 05:00

 

Ngjarja pa autor, u denoncua të premten nga Veliaj në Komisariatin Nr.1. Tiranë, autorët thyen derën, morën 2 lap-topë dhe bizhuteri.

Vidhet me thyerje banesa e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin i Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin që ndodhet në katin e shtatë (kati i fundit) i një pallati të ri, në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Në këtë banesë, Veliaj jeton bashkë me juristen Ajola Xoxe. Apartamenti është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve nga Policia e kryeqytetit, apartamenti është vjedhur me thyerje dhe autorët kanë përdorur një objekt të fortë metalik për të larguar fishekët në dy bravat e derës. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, rreth orës 21:00 të së premtes, çifti nuk ndodhej në shtëpi, pasi pas përfundimit të punës, kishin darkuar jashtë.

Ata kanë zbuluar gjithçka kur janë kthyer në apartament dhe kanë parë që dera ishte e hapur, ndërsa mungonin dy lap-top-ët personalë të Veliajt e Xoxes, si dhe disa bizhuteri, varëse dhe unaza. Menjëherë çifti Veliaj e Xoxe kanë lajmëruar Policinë e Tiranës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr.1. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit konfirmuan se “është vjedhur me thyerje banesa në pronësi të shtetasit Erion Luan Veliaj, 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në pallatin “Aurora”, që ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku rezultoi se autorët kanë vjedhur 2 laptop- ë të markave “Acer” dhe “Aple”, si dhe disa bizhuteri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarjeje”.

DENONCIMI DHE HETIMI

Në lidhje me vjedhjen e banesës së Erion Veliajt, Policia e Tiranës është lajmëruar fillimisht nga shoferi i tij, i cili ka telefonuar në sallën operative. Të nesërmen pas ngjarjes, Veliaj është paraqitur vetë për të bërë denoncimin në Komisariatin Nr.1. Ai ndërkohë ishte pyetur paraprakisht në apartamentin e tij, nga oficeri i Policisë Gjyqësore që shkoi menjëherë në banesë mbrëmjen kur ndodhi krimi. Ekspertë kriminalistë dhe oficerë të Komisariatit Nr.1 që ka në juridiksion zonën ku ndodhi ngjarja, kanë bërë këqyrjen e apartamentit për të paktën tri orë

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.