Rama deputetëve të PS-së : 21 janari mbetet amaneti për drejtësi, nëse kam gabuar me ndonjë ju kërkoj ndjesë

Postuar në 30 Prill, 2013 07:53

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i cilëson zgjedghjet e 23 qershorit si më të rëndësishmet për vendin që pas vitit 1992, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për përcaktimin e rilindjes së vendit.  Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Rama ju drejtua anëtarëve të grupit duke I kërkuar ndjesë nëse kishte gabuar me ndonjërin prej tyre. “Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme sepse do vendosin nëse Shqipëria do rilindë apo do vijojë në tatëpjetën e mëtejshme. Ne do vijmë në krye të vendit për të mbyllur një kapitull keqqeverisje dhe për të hapur një kapitull të ri, Rilindjeje. Sot është dita që nëse ka ndodhur dhe ka ndodhur nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t’ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua gjithë pjesëtarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores më 23 Qershor”, tha ai.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.