Egin Ceka: Rrugaçët e Berishës deshën të na rrëmbejnë vëllain. Berisha financoi serbët kundër myslimanëve

Postuar në 01 Maj, 2013 03:39

 

Egin Ceka, diplomati që përfaqëson Shqipërinë në Vjenë, është një mysliman i betuar dhe për këtë kemi sjellë prova në disa shkrime të mëparshme.

E përditshmja Shekulli sjell sot një shkrim të ‘vëllait mysliman’, Egin, që i përgjigjet Bujar Shehut në forume. Pjesë të shkrimit janë botuar në vitin 2000 në gazetën Rimëkëmbja.
Ceka i vogël shkruan në këtë shkrim: “Rrugaçët e Berishës apo të ndonjë djathtisti tjetër deshën të rrëmbenin vëllain e vogël nga kopshti pasi babai doli nga PD”.

Nuk mjaftohet me kaq, por ai thotë se Berisha ka financuar makinerinë vrastare serbe kundër myslimanëve në Bosnje.

“A ju ka vajtur ndërmend ndonjëherë- dhe këtë ma ka treguar babai- se me parët e shqiptarëve është financuar lufta e serbëve në Bosnje kundër myslimanëve dhe se kur lufta mbaroi, qeveria e Berishës nuk kishte as paratë e popullit, as armët, as naftën me të cilën thyente embargon ditë e natë”.

Egini është pak i pezmatuar se babai i tij nuk është mysliman dhe thotë se kjo është një fatkeqësi. Por ai thotë se e ka babain e tij atdhedashës, madje vizitën e Neritan Cekës në Beograd, për të cilën ishte kritikuar nga Bujar Shehu, ai e quan njësoj si vizitën e profetit mysliman në Abisini për të përhapur fenë myslimane./

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.