Rama prezanton dy emra/ Musa Ulqini kandidon në Elbasan, Mimoza Hafizi në Shkodër

Postuar në 01 Maj, 2013 09:21

 

Edhe pse nuk ishin në listat e kandidatëve për në vitin 2009, Musa Ulqini dhe Mimoza Hafizi do të jenë në listat aktuale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i PS, Edi Rama, ka prezantuar dy emrat e rinj në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Rama ka vlerësuar maksimalisht të dy figurat, sidomos për faktin se nuk mbajtën mëri pas moskandidimit në vitin 2009.

“Jam shumë i kënaqur që në këtë ditë të veçantë të prezantoj dy pjesëtarë të rinj të skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, por që vijnë nga një rrugëtim i kahershëm politik dhe nga një fazë e jetës politike me lëkundje për shkak të zgjedhjeve të bëra në vitin 2009,” tha Rama.

Sipas tij, përfshirja në skuadrën tonë e Musa Ulqinit nuk është thjesht reflektimi i tij “për një socialist 24 karat si Musai me të cilin politika e njohu dhe i bëri miq si rrallëherë ndodh të të bëjë politika dhe i ndau përkohësisht për disa kohë kur Musai nuk u përfshi në pjesën e sigurt të listës së vitit 2009”.

“Ky është edhe momenti për të nënvizuar respektin për kontributin e një pjesëtari të PS, që pavarësisht se në atë kohë u ndje iu ngrënë në hakun e vet, nuk doli në rrugën e mllefit në emër të egoizmit e sedrës, por pavarësisht ndarjes me mua në këndvështrime, kontribuoi për PS në komunitetin ku jeton. Por edhe më shumë se kaq se lista e deputetëve nuk ndërtohet si stenda e një muzeu, apo kapitulli i një historie, Ulqini vjen sot si një vlerë e shtuar në atë pjesë të patjetërsueshme të ballafaqimit zgjedhor është pjesa e komunikimit intensiv në bazë me njerëzit”, tha ai./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.