Pyet Berishën për nepotizmin, nxirret me dhunë nga takimi

Ish e persekutuara Polikseni Zoto rrëfen incidentin në Berat
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
“Sot i drejtova Kryeministrit një pyetje, por mora një përgjigje fyese, e cila më theu shpresën”
Vetëm se i ka bërë një pyetje Kryeministrit Berisha gjatë një takimi me gratë intelektuale në Berat, një ish e persekutuar është dhunuar nga krerët e Partisë Demokratike në këtë qark, duke u nxjerrë me forcë jashtë ambientit ku zhvillohej takimi. Kjo i ka ndodhur intelektuales Polikseni Zoto, e cila, siç thotë vetë, “ka qenë e persekutuar në kohën e Enverit dhe e poshtëruar në demokraci. Pyetja e saj kishte të bënte me nepotizmin në administratë, të cilës Berisha mësohet se i është përgjigjur me një buzëqeshje ironike.
Kryeministri Berisha ishte dje në takimin e radhës me gratë intelektuale në qytetin e Beratit. Takimi u organizua në sallën e bibliotekës së qytetit “Vehxhi Buharaja” pa praninë e mediave. Në takim, Kryeministri foli për të ardhmen, vendin që duhet të ketë gruaja në shoqëri dhe prioritetet që shpalos programi i PD-së për këtë forcë. Ndërsa priteshin pyetje nga salla, një nga të ftuarat, pikërisht Polikseni Zoto, i është drejtuar Kryeministrit, duke e pyetur nëse programi që paraqet PD-ja është vërtetë në favor të gruas, pasi deri më sot, kur vetë PD-ja ka udhëhequr qeverinë, ka pasur vetëm emërime nepotike në administratë. Ajo është shprehur se për të zënë një vend pune duhet miku dhe korrupsioni dhe nuk merren parasysh aftësitë profesionale.
Menjëherë janë ngritur në këmbë krerët e Partisë Demokratike, të cilët ia kanë rrëmbyer mikrofonin nga dora ish të përndjekurës, duke e nxjerrë me forcë jashtë salle. Madje, teksa nxirrej jashtë, intelektualja Polikseni Zoto ka deklaruar se kjo nuk është demokraci, pasi fjala e lirë nuk duhet cenuar. Berisha, i befasuar nga pyetjet “e pakontrolluara”, i është përgjigjur vetëm me një buzëqeshje. Menjëherë pas nxjerrjes me forcë të Zotos, ajo ka komunikuar me mediat, duke rrëfyer se çfarë kishte ndodhur brenda në takim, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga pala tjetër. Ajo ka treguar se vjen nga një familje e persekutuar. Babai i saj, Vangjel Zoto, kishte mbaruar studimet në Itali dhe pas Çlirimit jetonte me familjen e punonte si profesor, duke dhënë eksperienca të shkëlqyera në fushën e agronomisë. Si shumë intelektualë të tjerë, ai u burgos për agjitacion e propagandë dhe u burgos me një urdhër të posaçëm nga Mehmet Shehu. Në vitet e demokracisë, kur familja Zoto mendoi se morën fund vuajtjet e tyre, Poliksenia pohon se ka pasur shumë vështirësi të gjejë veten. “Përsëri duhej miqësia dhe korrupsioni për të arritur të drejtën që më takonte, pavarësisht se kisha mbaruar studimet me rezultate shumë të mira”, rrëfen ajo. Ajo ka shpresuar gjithmonë për demokracinë e vërtetë, por siç pohon vetë, duket se themel i realitetit të sotëm, që e quajnë demokraci, është sërish diktatura dhe mohimi i së drejtës së fjalës. “Sot i drejtova Kryeministrit një pyetje, ndoshta për të parë a funksionon vërtet demokracia, por mora një përgjigje, e cila më fyeu edhe më shumë se ai regjim, pasi më theu shpresën e të qenët e lirë”, u shpreh ish e persekutuara.
SHQIP
Add new comment