Biznesi: Qeveria po na falimenton, na detyrohet mbi 200 milionë euro

Biznesi shprehet i shqetësuar se është duke falimentuar, për shkak të borxheve të papaguara nga ana e qeverisë. Bëhet fjalë për punët publike të kryera nga ana e sipërmarrësve privatë, të cilëve qeveria u ka më shumë se 200 milionë euro borxh.
“Shuma që buxheti i shtetit i ka kompanive private është në shifra të konsiderueshme, të cilat i kalojnë 200 mln eurot, por një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejtpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së”, thotë Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Ai shprehet se borxhet e shumta e kanë futur biznesin në kolaps, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e papunësisë. Si zgjidhje, Jaka kërkon kompensimin e këtyre detyrimeve përmes pezullimit të detyrimeve tatimore./b.l
TEMA
Add new comment