Shqyrtimi i emërimit të Dalipit. Bashkia kyç dyert. Rrokaj: Mbledhjen do ta bëjmë

Postuar në 03 Maj, 2013 03:50

 

Sot ishte parashikuar që në orën 11:00 të mblidhej Këshilli Bashkiak për të marrë në shqyrtim shkarkimin e Njazi Kosovrastit, dhe emërimin në vendin e tij të Aldrin Dalipit. Kjo dyshohet se është bërë arsye, që gjatë natës të ndryshohen bravat e dyerve të hyrjes, të ndërpritet telefonia fikse dhe ajo celulare, si dhe të ndryshohen fjalëkalimet e kompjutrave. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zenelaj. 

Mbledhja e sotme ishte kërkuar nga anëtarët e PS-së dhe LSI-së, që përbëjnë dhe shumicën e personalit të Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga posti i kryetarit aktual të këshillit, Njazi Kosovrasti, dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit, anëtarë i LSI-së. 

Kryetari i këshilltarëve të LSI-së,  Shezahi Rrokaj, në nj prononcim për “A1 Report’, tha se sot ishte vënë në dijeni për ndryshimin e bravave, por kjo nuk do të bëhet arsye që mbledhja të shtyhet.

“Të gjithë anëtarët e LSI-së do të jenë para Këshillit Bashkiak në orën 11:00 “, tha ai. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.