Këshilli Bashkiak i Tiranës

Postuar në 03 Maj, 2013 07:35

Shumica e anetareve te Keshillit Bashkiak votuan me 31 vota shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti ne nje mbledhje te zhvilluar ne rrethana te pazakonta. 

Me pas ne paradhomen e salles se mbledhjeve, anetaret e majte votuan emereimin e kreut te ri te Keshillit, Aldrin Dalipi. Sipas rregullores, vendimi i shkarkimit dhe i emerimit iu nisen per verifikim prefektit te Tiranes. 

Mengjesin e te premtes, dyert e sallës së Këshillit Bashkiak u mbyllen dhe anëtarët e majtë arriten te futen ne paradhomen e salles se mbledhjeve pasi u futen mes tensionesh ne ambientet e Bashkise. 

Kërkesa për zhvillimin e kësaj mbledhjeje jashtë radhe është bërë prej 5 ditësh, ndërkohë që asnjë prej këshilltarëve të djathtë nuk është paraqitur.

Anëtari socialist Gent Gazheli deklaroi për Top Channel se kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i është dërguar një letër për të lejuar hapjen e derës së sallës së këshillit Bashkiak dhe zhvillimin e mbledhjes dhe vijimin me rendin e ditës.

"Sot ka ndodhur një akt i shëmtuar, pasi këshilltarët nuk janë lejuar të futen brenda prej Policisë Bashkiake të drejtuar nga Basha. Ne kemi arritur që të futemi duke përdorur edhe forcën brenda ambienteve të bashkisë, por nuk jemi lejuar të futemi në sallën e mbledhjeve", tha Gazheli.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.