Athinë, kapet Ermal Lita, i arratisuri i Trikalas, tentoi të grabiste një supermarket

Policia helene ka mundur të arrestojë ditën e sotme një nga shqiptarët më të rrezikshëm mes të arratisurve nga burgu i Trikalas, Ermal Litën.
Ndalimi i tij u në lagjen “Peristeri” të Athinës, ku Lita ishte duke tentuar të grabiste një supermarket. Sipas burimeve nga policia helene, janë marrë të dhëna nga kalimtarë të rastit që e kanë identifikuar e më pas policia mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Lita kishte me vete edhe tri granata, të cilat i hodhi në drejtim të policisë greke, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk shpërtheu.
Gjithsesi, Lita ishte i shoqëruar nga një tjetër person, i cili mundi të largohej. Ermal Lita është dërguar në polici dhe po merret në pyetje nga uniformat blu.
Veç arratisjes nga burgu i Trikalas, mbi të rëndon edhe akuza për vrasjen e një 25-vjeçareje, e cila gjeti vdekjen gjatë kohës kur policia kërkonte të prangoste Litën disa javë më parë ku pati edhe shkëmbim zjarri.
Më pas gjurmë të tij u gjenden në një furgon të braktisur në zonën e Mandras në Atikë. Furgoni rezultoi se ishte vjedhur nga tre të arratisur nga burgu i Trikalas. Ishte pikërisht ky furgon, i cili përplasi fatalist 25-vjeçaren Katerina Zogali
Arratisja
Sulmi i paprecedent ndodhi në burgun grek, ku 11 të dënuar u arratisën, ndërsa dy të oficerë u plagosën. Mes 11 të arrestuarve, 8 ishin shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale si, vjedhje, plagosje, trafik të lëndëve narkotike etj.
Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallshanikovi u gjetën në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave.
Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave. Sipas medieve greke, zyrtarët e burgut kishin shkuar të shikojnë ndeshjen Greqi-Bosnjë. Kjo dyshohet se i ka dhënë liri të burgosurve të arratisen pa shumë mundim.
Gjithçka ka nisur në orët e mbrëmjes, ku dy furgonë i janë afruar burgut dhe kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë, që ndodheshin në ambientet e burgut.
Personat të armatosur kanë nisur të qëllojnë nga jashtë, ndërkohë që të shtëna armësh u dëgjuan edhe nga brenda ambienteve të burgut.
Të shtënat e armëve ishin nga anët ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, të cilët kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.
Zbulimi i dëshmive të Ermal Litës
“Jam nga Shqipëria. Dëshmoj se kam bërë mbi 50 grabitje në vitin 2009-2010. Herën e parë që kam shkuar në Athinë ka qenë viti 1994 dhe në vitin 1998 u arrestova nga policia për një grabitje në një shtëpi”, shkruan një rrëfim i zbuluar së fundmi i Ermal Litës, njërit prej të arratisurve nga burgu i Trikalës. Dëshmia u zbulua nga autoritetet greke, e më pas u botua nga e përditshmja “To Vima’.
“Deri në vitin 2006 kam qëndruar në burg e më pas morra leje për të dalë nga burgu i Larisës dhe kurrë nuk u ktheva më. U arratisa në Shqipëri dhe qëndrova për dy vjet. Në 2008-ën u ktheva sërish në Greqi.
Herën e fundit që u ktheva në Shqipëri ishte në shkurt të vitit 2010, pasi gjatë një grabitjeje, hodhëm granata dhe hapëm zjarr ndaj policisë.
Herën e fundit bëra një bandë te re me 4 shqiptarë dhe një argjentinas në Athinë dhe Patra. Të gjitha granatat dhe armët që përdornim ishin të miat. Nuk tentova kurrë që të ndryshoja emrin tim në një proces gjyqësor në Shqipëri”, përfundon dëshmia e Ermal Litës.
Sipas ekspertëve, kjo dëshmi është dhënë më 27 maj të vitit 2010, nga 35-vjeçari shqiptar, Ermal Lita, Lita, gjurmët e të cilit u gjenden në një makinë të braktisur në Korinth, konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më aktivë nga policia greke.
Ai gjithashtu njihet edhe për cinizmin e tij, teksa i ka dëshmuar në formë eseje të gjitha veprat e tij kriminale gjatë çdo procesi gjyqësor.
Avokati i tij mbrojtës në disa çështje, ka thënë se Ermali ka pranuar çdo akuzë që është bërë ndaj tij, madje ka mbajtur mbi shpatulla edhe akuzat e të tjerëve duke bërë përgjegjës veten për të gjithë aktivitetet kriminale të bandës së tij.
Katër shqiptarë përgjegjës për vdekjen e 25-vjeçares greke
Policia greke ka dalë në përfundimin se në ngjarjen ku mbeti e vdekur një vajzë 25-vjeçe kanë gisht edhe katër shtetas shqiptarë. Ngjarja në fjalë, ka ndodhur në muajin mars, ku u përleshën disa të arratisur nga burgu grek, Trikalas dhe policisë.
Në këtë ngjarje mbeti e vdekur një vajzë greke 25 vjeç, Katerina Zogali, në Istmia të Korinthit, ndërsa 11 shqiptarë u arratisën nga burgu.
Policia ka dalë në këtë përfundim, pasi nga ekzaminimet laboratorike që u kryen në furgonin që ishte vjedhur në Assos të Korinthit, i cili u gjet një javë më vonë në rrethinat e Athinës, janë evidentuar prova shtesë edhe për tre persona të tjerë.
Në furgonin e vjedhur u gjetën njolla gjenetiku të Marian Kolës, që ishte identifikuar që në fillim, si dhe të Ilir Kupës dhe Klement Çalës. Më herët nga gjetja e shenjave të gishtërinjve ishte identifikuar Ermal Litës, si pjesëmarrës në përleshjen me armë zjarri.
Në ngjarjen e marsit u arratisën 11 shqiptarë që vuanin dënimin në burgun i Trikalas. 3 nga 11 të arratisurit u kapën që atë natë, ndërsa 4 prej tyre vodhën një furgon dhe gjatë ndjekjes së policisë qëlluan me armë, nga ku mbeti e vdekur një vajzë greke që kalonte rastësisht në rrugën nacionale Athinë-Thiva.
SHEKULLI
Add new comment