Kadeli në krah të Berishës në Lezhë: Jam garant për një fitore surprizë të PD-së

Postuar në 05 Maj, 2013 02:52

 

Ish-deputeti socialist, Gjovalin Kadeli, është shfaqur në krahun e kryeministrit Berisha, gjatë një inagurimi që ka bërë gjatë pasdites së sotme ky i fundit në Lezhë. Kadeli do të bëjë pjesë në listën e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, së bashku me dy ish-deputetët e tjetër socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, gjë që u konfirmua edhe nga Berisha një ditë më parë.

Kadeli ka thënë ndërkohë për Neës 24, se me të në listën e kandidatëve për deputetë, PD do të arrijë një rezultat surprizë në Lezhë. Ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama, duke thënë se kërkon të ketë pranë vetes vetëm njerëz servilë.

Siç jeni në dijeni unë në datën tre prill kam bërë një deklaratë të largimit nga grupi i Partisë Socialiste, deklaratë e bërë në kushtet e largimit de fakto nga kreu i PS, Edi Rama dhe të deleguarës së tij në qarkun e Lezhës, Mimi Kodheli, të cilët penguan gjithë aktivitetin tim në strukturat e PS. Në këto kushte, duke parë të pamundur qëndrimin tim në atë grup dhe duke parë një perspektivë të zymtë për të ardhmen time politike në PS, që drejtohet nga një lider, i cili kërkon rreth vetes vetëm servil, u detyrova të largohem për të qenë pjesë e një grupimi tjetër politik. Në këto kushte, pas kërkesës time për të qenë pjesë e ekipeve të tjera të partive opozitare, duke qenë se zoti Rama i kishte mbyllur dyert, atëherë unë i jam drejtuar edhe partive të djathta dhe PD, e cila sipas fjalës së Berishës dje e ka pranuar kërkesën time për të qenë pjesë e ekipit të tij në këto zgjedhje.

Falenderoj z. Berisha për pranimin e kërkesës sonë dhe e garantoj që në qarkun e Lezhës do të këtë një rezultat surprizë. Jam i bindur se mbështetësit e mi do më ndjekin në çdo rrugë politike që do ndërmarr”, tha Kadeli.

Berisha: Votimi i tre ligjeve u bllokua për pazare

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kërkesës së Ilir Metës për votimin e tre ligjeve të mbetura pezull në Kuvend. Berisha ka thënë se opozita i ka bllokuar këto ligje për të bërë Pazar.

“Opozita shqiptare gjykoi që më mirë të bllokohet statusi, se sa të vlerësohet qeveria. Më 10 tetor, 2011, Komisioni Evropian dha afatin deri në muajin mars. U bë gjithçka që të merrnim statusin, por u bë gjithçka nga ata që të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tani e bënë ligjin si pallati në pajë. E bënë pazar. Ne do i votojmë, por mbi ta do rëndojë akti më i papërgjegjshëm. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë princip. Principi i tyre janë vetëm pazaret e vetëm pazaret, dhe jo interesat e qytetarit, që me statusin e vendit kandidat do merrnim qindra miliona euro për investime.

U tregua se ata bëjnë marrëveshje për interesa, por nuk kam çfarë shtoj më. Cilësimin më të bukur ua bëri z Majko për marrëveshjen e 1 prillit”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.//b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.