Qarku i Tiranës, koalicioni i PS-së në krye

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rezultatet
Viti 2009
Aleanca për Shqipërinë Europiane
Koalicioni i PS
(PS, PSD, PDS, PBDNJ, G99)
173,515 vota
Koalicioni i LSI
19,916 vota
PLD 809 vota
PRRL 80 vota
Gjithsej 194495 vota
Aleanca për Punësim,
Mirëqenie dhe Integrim
Koalicioni i PD
177,869 vota
Koalicioni i LZHK
6664 vota
Gjithsej 184,533
Analiza e votave të zgjedhjeve të 2009-s dhe 2011-s për gjithë aleatët
Ylli Pata
Sikur asgjë të mos ketë ndryshuar në perceptimin e elektoratit që prej vitit 2009 kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në Qarkun e Tiranës, koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste është në krye me rreth 10 mijë vota më shumë, duke iu referuar rezultateve të 29 qershorit 2009 dhe mbi 17 mijë vota më shumë nëse u referohemi rezultateve për këshillat bashkiake në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011. Pra në rastin e parë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të merrte 1 deputet më shumë dhe në rastin e dytë, dy deputetë më shumë sesa “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.
Viti 2009
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2099, Partia Demokratike ka qenë në koalicion me thuajse të gjitha partitë që ka aktualisht në koalicionin “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” duke shtuar ndërkaq, disa parti që kanë qenë në koalicionin e qendrës të përbërë nga LZHK-ja, PDK-ja, Partia Konservatore, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, por natyrisht pa partinë “Rruga e Lirisë”, dhe Partinë e Reformave Demokratike Shqiptare, të cilat kanë lidhur aleancë me Partinë Socialiste. Duke i bashkuar të gjitha votat e këtyre subjekteve, aleanca e udhëhequr nga Partia Demokratike arrin në kuotën e 184.533 votave në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës. Me koalicionin e vitit 2009, PD ka marrë 177.899 vota, LZHK ka marrë 4439 vota, ndërsa Partia Demokristiane ka marrë 1826 vota. Por këtu duhen shtuar edhe votat e partive të vogla që ishin në aleancë me LSHK dhe PDK-në dhe të hiqen votat e PRRL dhe PRDSH.
Më 29 qershor të vitit 2009, Partia Socialiste me koalicionin e saj prej 5 partish arriti të marrë në Qarkun e Tiranës 173.515 vota. Nëse i shtohen kësaj shifre numri i votave që ka marrë në këto zgjedhje koalicioni i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (që përbëhej nga 6 parti që sot janë me Aleancën për Shqipërinë Europiane), pra 19.916 vota, plus votat e Partisë Ligj dhe Drejtësi, si dhe votat e Partisë Rruga e Lirisë dhe Partisë së Reformave Demokratike Shqiptare, atëherë, koalicioni i drejtuar nga PS arrin në kuotën e 194.495 votave. Nëse këtë numër e zbresim me 184.533 (që është numri i votave të koalicionit të PD), diferenca është 9.962. Ky numër është i mundshëm për të nxjerrë një mandat deputeti në Qarkun e Tiranës.
Viti 2011
Në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 kemi një numër më të madh të votave të marra nga partitë që sot janë në aleancë me PS-në sesa partitë që sot janë në aleancë me PD-në. Si metodologji të llogaritjes së votave në të gjitha njësitë vendore të Qarkut të Tiranës nuk janë marrë votat për kryetarët e bashkive apo komunave, por votat për këshillat bashkiakë dhe komunale. Konkretisht janë mbledhur votat e marra nga partitë që sot janë në koalicion me PD-në dhe ato që sot janë në koalicion me PS-në në bashkitë dhe komunat e rretheve Kavajë dhe Tiranë. Në zgjedhjet e 8 majit, kanë marrë pjesë formacione të reja politike që nuk kanë konkurruar në 2009-n si Aleanca Demokristiane që sot është në koalicion me PS-në dhe Partia Personat me Aftësi të Kufizuar. Duke mbledhur rezultatet e të gjitha këtyre forcave politike, sipas koalicioneve të formuara aktualisht, kemi një rezultat të tillë: Koalicioni i PS-së: 199.993 vota dhe koalicioni i PD-së: 182.907 vota. Diferenca është 17.086 vota.
E djathta: PD-së i shtohen në koalicionin e sotëm gjithsej 4 parti nga forcat politike që garuan në zgjedhjet e 2009-s
E majta: PS-së i shtohen në koalicionin e sotëm gjithsej 9 parti nga Forcat politike që garuan në zgjedhjet e 2009-s
Tirana
PD - Partia Demokratike si parti arriti të marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 gjithsej 161,332 vota ose 42.48%
PS - Partia Socialiste si parti arriti të marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 gjithsej 162,757 vota ose 42.85%
LSI - Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 gjithsej 17,552 vota ose 4.62%
Kuadri
Metodologjia e krahasimit të mbështetjes elektorale në votime
Lëvizja e votave nga 2009-a në 2011-n
Nga zgjedhja në zgjedhje, për një hapësirë dyvjeçare, përkatësisht nga votimet për Parlamentin më 28 qershor 2009 dhe ato për këshillat bashkiakë e komunalë në Qarkun e Tiranës, tendenca e votës ka ndryshuar në një progresion të vogël në favor të partive që sot janë në koalicionin e opozitës, por që në të dyja zgjedhjet kanë pasur një përkatësi të ndryshme politike. Kështu Partia Socialiste ka rritur votat nga 2009-a në 2011-n në qytetin e Tiranës, por edhe në zona problematike për të në të kaluarën si Bashkia e Kavajë, Bashkia e Kamzës, Komuna e Paskuqanit, dhe ka shënuar rritje të vogla në komuna të tjera. Partia Demokratike, e cila arriti të marrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës vetëm pas një përmbysje të rezultatit nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, ka shtuar numrin e votave vetëm falë aleatëve, në radhë të parë me kontributin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithsesi në analizën e votave të Qarkut të Tiranës, nuk janë llogaritur votat e kryetarëve të bashkive dhe komunave, pasi vlerësuam se ka edhe peshë individi, ndaj dhe analizuam votat politike për këshillat, të cilat edhe ato kanë elemente familjare dhe personale të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe komunalë. Ndërkaq, ka një risi në llogaritjen e forcave që përbëjnë koalicionet, pasi në votimet vendore të 8 majit 2011 kanë garuar edhe parti të reja, të cilat janë konkurrentë edhe për zgjedhjet e 23 qershorit, si Aleanca Demokristiane apo Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar. Në analizë, PD-së i shtohet Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat dhe Partia Konservatore, ndërkohë që i hiqet LSI në analizën e votave të zgjedhjeve të 8 majit. Ndërsa PS-së i hiqet PDK-ja, por i shtohet LSI-ja, ADK-ja, PPAK. Në analizën e votave të zgjedhjeve të 2009-s koalicionit të PS-së i shtohen partitë e koalicionit të LSI-së por edhe PLD e Ngjelës dhe PRRL e Kurt Kolës, që kanë një numër jo të papërfillshëm votash.
SHQIP
Add new comment