Besnik Jakaj braktis PD-në: “Kastriot Islami zuri vendin tim në PD”

Postuar në 05 Maj, 2013 02:55

Besnik Jakaj, anëtari i K2ëshillit Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se kryeministri dhe kryetari i PD-së është kapur nga një grup i ndërtuar mbi baza nepotike e interesa financiare i cili ka marrë peng strukturat e PD-së dhe  qeverisë. Partia Demokratike po përjeton ditët e dikurshme të 1998-s nga ku filluan dhe largimet e mëdha të ish themeluese dhe anëtarëve të saj. Disa vjet më pas, me futjen e tre ish-depuetëtve të PS-së në PD dhe listat e kandidatëve të kësaj partie bëhet gati brenda strukturave të saj dhe depudetëve të fillojë një lëvizje e madhe kundër partisë dhe liderit të saj Berisha. Besnik Jakaj ka dhënë dorëheqjen dje nga të gjitha funksionet e tij politike në këtë parti. Jakaj ka bërë publike dhe arsyet se përse largohet duke thënë se PD-ja është uzurpuar nga një grup i ndërtuar mbi baza nepotike e interesa financiare i cili ka marrë peng strukturat e PD-së dhe  qeverisë. Gjatë një komunikimi nëpërmjet telefonit për gazetën ‘Shekulli’ Jakaj deklaroi se, “vendin tim në Partinë Demokratike e zuri ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami”. Gjatë një deklarate të dhënë për media Besnik Jakaj nënvizon se, “situata e shkaktuar nga një grup njerëzish rreth liderit, të cilët me etje për pushtet dhe për të përfituar në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme nga pushteti, kane bllokuar dhe izoluar strukturat legjitime të partisë, duke i anashkaluar e mosvlerësuar ato, duke mos i mbledhur mbi bazën e statutit e me frymë legjitime, për të diskutuar zhvillimet politike e qeverisëse për të cilat janë të mandatuara”, tha ish-dhjetoristi. Ai shtoi se për këtë çështje ka biseduar edhe me anëtarët e tjerë të Këshillit të PD-së nëpër rrethe dhe se ka një grup njerëzish, që e mbështesin në qëndrimet e tij. Jakaj nënvizoi më tej se, “Partia Demokratike dhe Qeveria e saj janë shkëputur nga realiteti dhe po vuajnë nga “sindroma e lodhjes nga pushteti”, tha ai. Sipas tij kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vite tashmë që i ka shkëputur lidhjet me bazën dhe realitetin në parti pasi e kontrollojnë të tjerët, duke theksuar se, “ky grup, për të realizuar qëllimet e veta, duke kontrolluar PD-në dhe qeverisjen e vendit. E gjithë kjo, në kohë të gjatë, është shndërruar në një sëmundje të pashërueshme për PD-në e qeverinë e saj. Kjo ka çuar në shkëputjen e lidershipit të drejtimit të partisë e të qeverisë, nga strukturat e bazës së partisë, nga elektorati, nga hallet e shqetësimet e qytetarëve”, përfundon në deklaratën e tij Besnik Jakaj. Largimi i Jakajt, vjen në një moment kur një pjesë e madhe e deputetëve aktual të PD-së janë njoftuar që nuk do të jenë më në listat e kandidatëve për depuetët, dhe pritet që sot, pas publikimit të listave zyrtarisht nga selia ‘blu’ dhe kreu i saj Berisha, të ketë largime të tjera publike dhe jo publike nga PD-ja. Partia Demokratike nuk ka reaguar zyrtarisht për ikjen e Besnik Jakajt nga partia duke lënë në heshtje këtë fenomen i cili ditët në vijim do të bëhet gjithnjë dhe me i zakonshëm nëpër media.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.