Berisha: Posta, promotore e zhvillimit dixhital

TIRANE- “Pas vulës së qeversë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar”. Keshtu eshte shprehur kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate fjales se tij ne ekspoziten me rastin e 100-vjetorit të pullës së postë shqiptare.
Sipas Berishes ky ishte një moment i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar.
“Në 100 vite, pulla shqiptare është bërë një zëdhënese e shkëlqyer e të gjitha fushave në zhvillimin e këtij vendi. Ajo ka mishëruar ngjarjet e mëdha që kanë kaluar shqiptarët, arritjet e tyre. Ajo ishte një pasqyrë besnike e kohës së vet dhe sot vjen me një koleksion ndër më të pasurit. Pulla është një vulë e kohës, një vulë e shtetit. Unë falenderoj dhe përgëzoj të gjithë ata që me koleksionet e tyre kanë pasuruar fondin e punës shqiptare, kanë konkurruar dhe kanë merrituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare’- tha ai.
Berisha shtoi me tej se përkushtimi i punonjësve të postë me ndihmën që i ka dhënë qeveria ka bërë që shërbimi postar nga një shërbim që po degradohej, të jetë sot një nga shërbimet më serioze dhe më të shpejta që i ofrohet qytetarëve.
PANORAMA
Add new comment