Tiranë, ekzekutohet biznesmeni

Postuar në 06 Maj, 2013 03:17

Një 45-vjeçar i identifikuar me emrin Hikmet Kotorri, biznesmen në fushën e ndërtimit është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri. 

Vrasja ka ndodhur pranë banesës së tij në rrugën “Besnik Sykja”, në Tiranë. Sipas policisë, biznesmeni ishte duke hyrë në pallatin ku banonte kur është sulmuar dhe është qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar plagë që i kanë marrë jetën shumë shpejt. 

Policia dyshon se është një vrasje e kryer nga disa persona dhe mendohet se është një vrasje me pagesë. Ata e kanë pritur biznesmenin në hyrjen e pallatit ku banonte dhe pasi e kanë qëlluar janë larguar me një automjet. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur të shoqërojë dëshmitarët për t’i marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. 

Sipas policisë, 45-vjeçari me origjinë nga Përmeti dyshohej se kërcënohej edhe më herët. Sipas burimeve policore, ai është marrë në pyetje një muaj më parë, kur ndodhi një shpërthim në një automjet në zonën e Kopshtit Botanik. Në automjet ndodhej një nga miqtë e Kotorrit, i cili pësoi dëmtime të lehta.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.