KAH, seancë dëgjimore për Shqipërinë

Komiteti Amerikan i Helsinkit zhvillon sot nje seance per Shqiperine.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”.
Keshtu shkruhet ne njoftimin zyrtar qe i paraprin seance degjimore per vendin tone ne Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.
Sipas komisionit, “Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve”.
Ne faqen zyrtare te komisionit eshte publikuar axhenda e punimeve dhe personat qe do te jene te pranishem per te referuar.
Philip Reeker, zëvendës/asistent Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike;
Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës
Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian.
PANORAMA
Add new comment