Berisha akuza Metës

Kryeministri Sali Berisha akuzoi nga salla e Kuvendit kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta se po e shndërron çështjen e miratimit të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli, në pazare për ato që Berisha i quajti lista të zeza në kurriz të mbështetësve të kësaj partie.
"Që nga janari i vitit 2012 deri ditën e aleancës, Meta ftonte Ramën të votonte ligjet, por tani thotë që ftoj Berishën për të miratuar ligjet, ndërkohë që ne jemi të gatshëm në çdo orë t'i votojmë këto ligje", tha Berisha.
Kryeministri theksoi se përgjegjësia për mosmiratimin e këtyre ligjeve bie mbi kreun socialist Edi Rama, i cili me bllokimin e tij u privoi shqiptarëve qindra milionë euro investime.
Ndërkohë opozita u largua nga salla në momentin e fjalës së Kryeministrit.
TOP CHANNEL
Add new comment