Topalli thirrje Ramës: Lejo deputetët të votojnë tre ligjet

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka kërkuar sërish nga opozita dhe kreu i saj Edi Rama të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për ecjen përpara në rrugën e integrimit. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të sallës së Kuvendit, Topalli i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të lejojë deputetë socialistë të votojnë tre ligjet.
“Shqiptarët presin votimin e tre ligjeve. Bashkimi Europian pret miratimin e tre ligjeve. Bllokimi i tyre pengon integrimin e vendit, ndaj i bëj thirrje Ramës të lejojë që deputetët ti votojnë tre ligjet”, ka thënë Topalli.
Ndërkohë ajo ka deklaruar se tre ligjet do të kalojnë në votim ashtu siç janë në rend të ditës, duke i’u përgjigjur negativisht propozimit të LSI-së që miratimi i projektligjit për Gjykatën Administrative të shoqërohet me garancinë që ky projektligj të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti, sapo të konstituohet kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
SHQIP
Add new comment