Arben Malaj del i pavarur: Fundi i neodiktatorëve. Rama dështon sërish ta mundë Berishën

Postuar në 06 Maj, 2013 15:38

 

Deputeti Arben Malaj deklaroi nuk ishte përfshirë në listën e PS për shkak të një vendimi personal të kreut të kësaj partie, Edi Rama dhe se do të dalë si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përmes një deklarate për mediat, teksa dukej shumë i emocionuar dhe i tensionuar, Malaj tha se me qëndrimin e tij Rama do të dështojë sërish për të mposhtur Berishën, ndërsa shtoi se vendosi të dalë si deputet i pavarur dhe se ky do të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare.

“Duke dalë si kandidat i pavarur, ky do jetë fundi i neodiktatorit në politikë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë përfaqësuesit politikë të qarkut të Vlorës. Nuk kam asnjë problem individual me Ramën, por PS po dështon në mënyrë të përsëritur për të mundur Berishën. E kam ditur që kur kundërshtova ndryshimet kushtetuese që bëri PS-PD, që kur kërkova nga grupi im që të votoheshin tre ligjet, që kur kërkova të mos bllokohej puna e kuvendit se do të merrja një çmim të tillë, por kjo nuk është asgjë”, u shpreh Malaj.

Më tej Malaj u shpreh se kishte qenë në një farë mënyrë në dijeni të një vendimi të tillë, pasi sipas tij njerëz që Rama i promovon pa pasur asnjë vlerë, kishin kohë ‘që i binin gjoksit se do të më zhduknin nga politika, por mua nuk më zhduk askush nga politika’, tha Malaj.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.