Reagon Meta: Akuza e Kryeministrit tentativë për diversion brenda opozitës

Pas akuzave të Kryeministrit Sali Berisha në drejtim të Kreut të LSI-së Ilir Meta në lidhje me mosvotimin e tre ligjeve , ky i fundit reagoi duke i cilësuar këto akuza tentativë për diversion brenda opozitës . “Pas dështimit për të infiltruar në listat e opozitës kandidatë të tij të besuar nuk i ka ngelur tjetër vetëm të merret me diversion brenda opozitës, që nuk ka për të funksionuar. Mos u habisni kur të shikoni listat e PD-së, pasi, pas sulmit të vazhdueshëm për listat e PS-së, fshihet vëmendja për listat e PD-së “, tha Meta në një dalje për media. Sipas Metës Kryeministri Berisha po kthehet nga një kërkues në një bojkotues i votimit të tre ligjeve.
MAPO
Add new comment