Lista e kandidatëve të PD, përfshihen aleatët dhe tre ish-socialistët

Postuar në 07 Maj, 2013 03:59

 

Partia Demokratike nuk e publikoi zyrtarisht, deri në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë. Por, deri në orën 22:30, atëherë kur përfundoi mbedhja e kryesisë, u mësuan me siguri pothuajse maksimale emrat e atyre, që Partia Demokratike i konsideron të sigurt në listë. Gjashtë kryetarë partish aleate janë të përfshirë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në Korçë, Shpëtim Idrizi në Fier, Dashamir Shehi në Tiranë, Nard Ndoka në Shkodër, Ekrem Spahia në Dibër dhe Lufter Xhuveli në Elbasan.

Janë të konfirmuar edhe 3 ish-deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani në Tiranë, Xhovalin Kadeli në Lezhë.

Kryeministri Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë, se mediat kanë gabuar në disa raste me renditjen e emrave, por përgjithësisht lista jozyrtare që ka siguruar Top Channel është pothuajse e saktë në të gjitha qarqet, përveç Tiranës, ku është ende e paqartë kush është nr 16 në listë.

Kështu e qarkun e Beratit e kryeson Genc Pollo, i ndjekur nga Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi. Në qarkun e Dibrës janë kandiduar: Sherefedin Shehu, Roland Keta, Ekrem Spahia dhe Bedri Hoxha. Në Gjirokastër në krye të listës është Genc Ruli dhe i dyti  Spiro Ksera. Në Kukës është  Flamur Noka, Alban Elezi dhe  Besnik Dusha. Në Lezhë në krye të listës është Aldo Bumçi, që pasohet nga Gjovalin Kadeli, Albina Dede,Vasil Bici dhe Mhill Fufi.

Në Vlorë përballë kreut të opozitës Edi Rama do të jetë Astrit  Patozi. I dyti në listë është Arben Ristani, I ndjekur nga Liljana Elmazi, Ardian Kollozi dhe Leonard Sinani. Në Shkodër kryeson Jozefina Topalli, e ndjekur nga Astrit Bushati, Arenca Trashani, Nard Ndoka, Ndue Paluca, Xhovalin Bzheta dhe  Bardh Spahia. Në Durrës janë Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Igli Cara, Albana Vokshi, Osman Metalla, Oerd Bylykbashi dhe Vullnet Topalli.

Në Elbasan kryeson Arben Imami, e më pas vijnë: Eduard Selami, Ardian Turku, Arbiola Halimi, Luçiano Boçi, Dashnor Sula dhe Lufter Xhuveli. Në Fier kryeson Sokol Olldashi, e pas tij renditen: Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Kozma Dushi, Bedri Miha, Myslym Murrizi dhe Florian Dani. Në Korçë i pari është Ridvan Bode, e më pas janë: Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa  dhe Fatbardh Kadilli. Në Tiranë kryeson Sali Berisha, më pas janë: Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florian Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Visar Zhiti, Arben Qirjako, Shefqet Deliallisi, Ilir Rusmali dhe Lajla Përnaska.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.