Kapshticë, fluks në doganë

24 orët e fundit kanë regjistruar një masivitet të lëvizjes në pikën doganore të Kapshticës. Pas qëndrimit në vend për festën e Pashkës, emigrantët shqiptarë i janë afruar pikës së kalimit kufitar për të rinisur edhe aktivitetin e tyre normal në shtetin helen.
Duke qene se e hena ka shenuar edhe fundin e festes pasditja dhe mbremja e saj kane rregjistruar edhe probleme ne kalimin pertej traut te kufirit ne kete pike. Me dhjetera mjete dhe autobuse te linjave nderkombetare kane qendruar ne rradhe per mese 2 ore, para se te mund t'i afroheshin sporteleve te perpunimit te dokumentacionit.
Shkak kryesor per keto vonesa eshte bere numri i reduktuar i sporteleve nga pala greke dhe puna me ritme teper te ngadalta nga punonjesit e kesaj dogane. Pas mesdites e deri ne oret e vona te mbremjes, pala greke, pavaresisht fluksit ka punuar me 2 sportele ne hyrje, duke krijuar edhe vonesa te shumta gjate kontrollit te dokumentacionit.
E njejta situate mesohet se vijon edhe diten e sotme ku automjete te shumta i jane drejtuar pikes se kalimit kufitar ndersa nga pala greke duket se nuk do te merret asnje mase per permiresiin e situates.
TOP CHANNEL
Add new comment