Arben Isaraj: Për mua si sot, edhe nesër, zgjedhja ime është Partia Socialiste

Deputeti Arben Isaraj nuk do të jetë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Për të sqaruar miqtë e tij në Facebook, ai ka postuar një shënim, duke theksuar se zgjedhja e tij sot dhe nesër do jetë Partia Socialiste.
“Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka, thoni dhe bëni, detyrohem t’ju them se:
“Lumturia politike është një zgjedhje; pranimi politik është një zgjedhje; inati politik është një zgjedhje; falja politike është një zgjedhje; zemërimi politik është një zgjedhje; dashuria politike është një zgjedhje; dhe vetë jeta politike është një zgjedhje.
Për mua si dje, sot edhe nesër, koha ime është zgjedhja ime – PARTIA SOCIALISTE”.
Veç, në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta; nuk mund ta kesh, duhet të jesh.
Për mua lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja,” shkruan Isaraj./ep
TEMA
Add new comment