Rama: S'flitet më për lista, por për Shqipërinë. Berisha: Lista e demokratëve, ekip i fitores

Postuar në 07 Maj, 2013 15:32

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, shprehet mjaft i kënaqur që listat për deputet janë dorëzuar dhe tani ka ardhur koha të flitet për rilindjen e Shqipërisë.  

“Më në fund s'do flitet për lista po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkes me deputetet Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë”, komenton Rama në një ‘Twitter’.

Edhe kryeministri i vendit Sali Berisha nëpërmjet një reagimin në rrjetin social “Facebook” e ka vlerësuar listën e kandidatëve demokratë si ekipi i fitores së 23 qershorit duke theksuar se impakti që mori është pozitiv, edhe pse listat e PD-së ende nuk janë publikuar zyrtarisht.

Berisha duke falënderuar bashkëpunëtorët e tij me të cilët po përmbush këtë mandat qeveritar, ka ftuar gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD-së, që të ecin së bashku drejt mandatit të tretë. 

“Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekipit te ri parlamentar qeverisës, ekipit te fitores për 4 vitet që vijnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtaret, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, të ecim së bashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore!”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.