KQZ: Në zgjedhje, 66 parti. Kërkesa e Arben Malaj shqyrtohet nesër

Postuar në 07 Maj, 2013 15:34

 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije sot se brenda datës 14 maj  do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj,  janë 66 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, nga të cilat 61 janë pjesë e koalicioneve dhe katër garojnë të vetme.

Po ashtu pranë KQZ-së janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Dritan Prifti, në qarkun Fierit dhe Laureta Gjoni, për qarkun e Vlorës.

Kërkesa e depozituar nga ish deputeti i PS-së,  Arben Malaj, për të kandiduar në qarkun e Vlorës, si kandidat i pavarur, KQZ sqaroi se do të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së nesërme.

Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.

Hoxhaj tha gjithashtu se KQZ do të publikojë listat përfundimtare për deputet pas përfundimit të afateve të ankimimit.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.