Roucek: Zgjedhjet e 23 qershorit, mundësia e fundit për Shqipërinë

Postuar në 08 Maj, 2013 04:00

 

Numri dy i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Libor Roucek, ka deklaruar se zgjedhjet e 23 qershorit janë deçizive për Shqipërinë. Sipas tij, në rast se zgjedhjet dështojnë, atëherë për Shqipërinë dyert e BE-së do të mbyllen.

Këto zgjedhje do të jenë një test i vërtetë për Shqipërinë, jo vetëm për rezultatet e tyre, sepse zgjedhësit shqiptarë do të vendosin cili fiton, por edhe për rëndësinë e veçantë që kanë ato në këtë moment. Ato janë vendimtare për procesin e zgjerimit. Nëse Shqipëria dështon në këtë test, unë personalisht nuk mund të imagjinoj që vendi të mund të çelë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Roucek për “AS”.

Duke u ndaluar tek situate e krijuar në KQZ, ai ka thënë se ajo duhet të plotësohet me 7 anëtarë, në mënyrë që të funksionojë normalisht.

“Unë mendoj se është në interes si të qeverisë, ashtu dhe të opozitës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të plotësohet, që ai të ketë 7 anëtarë. Është vendimtare që Komisioni të jetë në gjendje të garantojë e të administrojë votat e zgjedhësve. Ne rekomandojmë që të rikontaktohet e të bashkëpunohet me Komisionin e Venecias. Duhet të diskutohet me specialistët e tij dhe të merren rekomandimet se çfarë duhet bërë në këtë rast me KQZ-në” tha ai./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.