PD shkel ligjet. 15 kandidatë në listat, mbajnë poste në administratë

Postuar në 08 Maj, 2013 09:09

 

Rreth 15 kandidatë për deputetë në listën e PD-së kanë shkelur hapur ligjin, pasi ndonëse mbajnë poste drejtuese në administratën shtetërore, janë regjistruar në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas nenit 69 të Kushtetutës dhe 63 të Kodit Zgjedhor,  këto kandidatë duhet të dorëhiqen nga postet që mbajnë. 

“Janë mbi 15 funksionarë që kandidojnë në listat e PD-së në Tiranë dhe rrethe. Rasti më flagrant i Prefektit të Tiranës, Kruja që kandidon po në Tiranë, apo i Vlotana Ademit, e cila mban postin e prefektit në qarkun e Vlorës.

KANDIDATËT NË LISTAT PD-së ME POSTE SHTETËRORE

Sahit Dollapi   -  Administrator i CEZ

Elvana Hana   -  Drejtoreshë e ISKSH-së 

Jorida Tabaku -  Nënkryetare e Bashkisë Tiranë

Keltis Kruja     -  Prefekti i Qarkut të Tiranës

Ivi Kaso  -  Drejtor i Departamentit të Kontrollit te Brendshëm dhe Anti-Korrupisonit 

Andia Pustina  -  Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave në Bashkinë e Tiranës 

Vullnet Topalli  -    Drejtor i Policisë Bashkiake

Zamir Ramadani-  Drejtor i Pergjithshëm i Hekurudhave

Helidon Bushati -  Drejtor i QSUT-së 

Voltana Ademi   -  Prefekte e Qarkut Shkodër 

Krenar Alimehmeti-  Administrator i klubit të futbollit, Tirana 

Roland Keta-  kryetar i Bashkisë Bulqizë

Rrahim Kaleci -  Drejtor në Inspektoratin Kombëtar i Arsimit Parauniversitar

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.