NIKOLIC: SERBIA NË KOSOVË MË E FORTË SE NATO

Postuar në 09 Maj, 2013 03:35

 

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka theksuar për Televizionin publik serb se bisedimet e Brukselit për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy delegacioneve janë ndërprerë pasi që nuk është realizuar “plani shqiptar që ajo marrëveshje të mos zbatohet”.

Sipas tij, plani i Prishtinës ishte që të niset menjëherë me shpërbërjen e institucioneve serbe në veri të Kosovës pa zbatimin e planit për implementim.

Nikolic ka thënë se serbët e veriut nuk janë të lënë në mëshirë. Sipas tij, askush në Serbi nuk ka të drejtë të hidhërohet ndaj tyre.

“Ka aty më shumë rrethana për shkak të të cilave ka ndodhur moskuptimi”, ka deklaruar Nikolic, siç transmeton RTK.

Presidenti i Serbisë, ka deklaruar se Beogradi nuk mund të rrijë i heshtur para ndonjë tentimi eventual që në Kosovë ndaj serbëve të përsëritet “dhuna e vitit 2004”. Por, ai ka theksuar se është pikëpyetje e madhe se a do të mundet që Serbia të ndërhyje me forcën që ka dhe të cilën do të dëshironte.

“Serbia si shtet ushtarakisht është me e fuqishme se forcën që e kanë shqiptarët dhe NATO në Kosovë, dhe nuk shtrohet çështja se a mund t’i mbrojmë apo jo serbët nga dhuna e mundshme, mirëpo shtrohet pyetja se nga ai moment a do hynte Serbia në luftë me NATO-n dhe se a është mjaftueshëm e fuqishme që mund ta mbijetoj – nuk është dhe nuk mund të mbijetoj”, ka thënë Nikolic për RTS.

Ai ka thënë se fëmijët serbë duhet të rritën pa ndjenjën e luftës, bombave dhe aeroplanëve dhe për këtë Serbia më kurrë nuk guxon të vijë në situatë që dikush ta bombardojë.

Sipas tij, Serbia nuk do ta sulmojë askënd derisa mund të bisedohet. Por, siç ka thënë ai nuk do të shikojë nëse dikush tenton që t’i përsëris ngjarjet e para dhjetë vjetësh.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.