Bulevardi i ri i Tiranës, dekretohet kredia 64 mln USD

Postuar në 09 Maj, 2013 03:39

Kredia 64 milionë dollarësh është drekretuar dje nga Presidenti i Republikës duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të e bulevardit të ri në kryeqytet. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë bëri të ditur dekretimin e kredisë prej 64 milion dollarësh të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila do të përdoret për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës. Duke  e vlerësuar këtë kredi me një impakt historik për vendin, Kryeministri shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Presidentit, kryeministrit dhe qeverisë së Emirateve te Bashkuara për gatishmërinë dhe shpejtësinë me të cilën proceduan për dhënien e  kësaj kredie. Kryeministri tha se falë kësaj ndihme “do të ndërtohet gjysma  e bulevardit që pret të ndërtohet që nga themelimi i Tiranës moderne sepse ai bulevard ka ekzistuar në projektin e saj dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është se lumi i Tiranës, një lumë që është përdorur për çdo gjë tjetër, por jo për interesin e qytetarëve të qytetit, tani  do të shndërrohet në një prej zonave me rekreative dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.” Gjatë kësaj mbledhje, kryeministri anonçoi edhe një tjetër lajm pozitiv për vendin, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në iniciativën e transparencës financiare të industrive nxjerrëse.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.