Dita e Europës, Berisha: Opozita bllokoi statusin, i mohoi bvendit investime të mëdha

Postuar në 09 Maj, 2013 09:04

Në Ditën e  Europës Kreyministri fajesoi sërisht opozitën për bllokimin e statusit. Në një bashkëbisedim të hapur me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Ai u shpreh se bllokimi i statusit i hoqi vendit investime të mëdha.“Problemi i statusit, edhe ai kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare t’i japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje. Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Ishte arritur ujdi e plotë. Askujt nuk mund t’i shkonte mendja se këto tre ligje që prisnin prej disa muajsh në parlament dhe për të cilat ishte arritur konsensusi. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat. Pasojat, shtimi i ndjeshëm i investimeve, grante të gjitha të Komisionit evropian në Shqipëri.”- u shpreh kryeministri Berisha. Ai  theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të votuar 3 ligjet sa më parë të jetë e mundur. “Por ky moment bllokimi nuk duhet të na e dobësoje ne vendosmërinë tonë për të arritur në destinacionin që kemi. 3 ligjet së fundi deklaruan se do t’i votojnë, por tani statusi nuk mund të jepet. Por pavarësisht, ne jemi të gatshëm që nesër t’i votojmë. Kemi deklaruar se thërrasim referendumin si një masë in ekstremis, por nëse opozita vendos të votojë ne jemi të gatshëm t’i votojmë këto 3 ligje.”- tha Berisha. 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.