Gjykimi i Nazime Vishës. Gjyqtari fle ndërsa ajo lutet për mëshirë

Nazime Visha u dënua dje me 10 vjet burg, mes gjumit, fjalëve prekëse, dhe sigurisht vuajtjes së familjarëve të saj. Ndërsa avokatja mbante fjalën e saj, gjyqtarin Petrit Çoma e zuri gjumi. Detyra e tij është të japë vendimin në fund, pasi dëgjohen palët të përfshira në ngjarje. Këtë me siguri gjyqtari nuk e ka bërë më mirë se çka mundur!
Është vërtetë komike kjo ngjarje e ndodhur dje në sallën e gjyqit për një histori tragjike siç është ajo e 18-vjeçares, e cila vrau partnerin e saj, me të cilin ishte detyruar të kishte marrëdhënie intime, që kur ishte e mitur.
Ndoshta ishte ky fakti, që edhe pse pas fjalëve tronditëse të vajzës, e cila u lut për mëshirë, gjykata nuk i mori parasysh duke dhënë verdiktin me 10 vjet burg.
SHEKULLI
Add new comment