Lista e 134 deputetëve të sigurtë , gjashtë deputetët që vendosin fatin e zgjedhjeve

Enigma e 23 qershorit është vetëm fati i i 6 mandateve që diskutohen në mes të majtëve dhe të djathtëve në Tiranë, Berat, Durrës, Fieri, Elbasan dhe Vlorë. Emrat e 16 kandidatëve që do të luftojnë për mandatet e fundit.
Më sistemin në fuqi 134 kandidatë mund të quhen që tani si të zgjedhur në Kuvendin e ri.Sistemi zgjedhor proporcional rajonal që aplikon Shqipëria që nga viti 2009 të jep mundësinë që me hartimin e listave nga kryetarët e partive kryesore të mësosh menjëherë se cilët do të jenë deputetët e legjislaturës së ardhëshme, pa qënë e nevojshme që të presësh ditën e votimit. Mjafton që të dëgjosh emrin në listë në pozicionet e sigurta dhe je bërë menjëherë deputetë, pa zbritur fare në terren dhe pa patur nevojë të presësh verdiktin e qytetarëve. Në parim ky është një parashikim plotësisht i saktë të paktën për 130 nga 140 vendet që ka parlamenti ynë, ose në mbi 90 % të kandidatëve. Çka mund të konsiderohet se nga 140 deputetë, 130 prej tyre i zgjedhin kryetarët e partive dhe vetëm 10 prej tyre i bie që të t’i zgjedhë populli me votë. Për rrjedhojë dhe ato që quhen zgjedhje, bëhen vetëm për këta 10 deputetë të papërcaktuar që në të vërtetë vendosin edhe rezultatin e zgjedhjeve. Kështu, sot pasi partitë politike kanë shpallur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, mund të parashikojmë fare lehtë pjesën më të madhe të të “zgjedhurëve” që do të ulen në shtator në aulën e parlamentit. Bëhet fjalë për të gjithë ata kandidatë që garojnë duke qënë në vendet e sigurta në lista dhe që në rastin konkret, në këto zgjedhje, janë rreth 134 pre tyre, të cilët dinë që tani pa u bërë zgjedhjet se do të jenë fitues. Kjo kategori mund të ndryshojë vetëm në rast të ndonjë surprize që mund të vij për shkak garës brenda koalicionit, apo edhe të ndonjë fryme ndryshimi që mund të sjellë rezultate që shkojnë përtej të mundurës. Ajo që mbetet enigmë deri në 24 është fati i rreth 6 mandateve që diskutohen në këto zgjedhje mes të majtëve dhe të djathtëve. Bëhet fjalë për mandatet e fundit në qarqe si Tirana, Berati, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Vlora, ku realisht bazuar në votat e 2009, ekziston mundësia e ndryshimit të rezultatit në favor të opozitës.
Qarqet ku ka zgjedhje
Në qarkun e Tiranës për mandatin e fundit mund të themi se janë në balotazh Tritan Shehu nga PD dhe Milena Harito nga PS. Bazuar në votat e 2009, Harito mund të zgjidhet deputete në rast se koalicioni të cilin ajo përfaqëson, arrin të rikuperojë vetëm 2 787 vota. Çka duket e arritshme po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një qark ku votojnë rreth 380 mijë zgjedhës dhe kur në Tiranë pritet një efekt dëmtues i mazhorancës për shkak të efektit të FRD-së. Ndërkohë në Durrës gara bëhet për një vend dhe për të konkurojnë Vullnet Topalli (PD) ose Agron Duka (PR) dhe Artur Bushi (PS). Në këtë rast koalicioni i djathtë është i favorizuar për ta mbajtur mandatin që ka aktualisht pasi ka rreth 7 mijë vota më shumë se koalicionii majtë. Nëse të djathtët do ruajnë mandatet që kanë dhe aktualisht , pra 7, atëherë gara mund të ndodhë dhe brenda koalicionit, dhe Vullnet Topalli që kandiddon me siglën e PD-së duhet të konkurojë dhe me Agron Dukën që kandidon me siglën e PR-së. Në rast se opozita arrin të rikuperojë rezultat atëherë mandati do t’i takojë Artur Bushit. Në Elbasan gara që mbetet për tu bërë është ajo mes Aurel Bylykbashit të PD-së dhe Arben Kamamit të PS-së. Kjo pasi në këtë qark rezultati i 2009 ndryshon në 8 me 6 në favor të së majtës me vetëm 1 220 vota. Në qarkun e KorÇës mbetet për tu zbuluar nëse deputetë do të zgjidhet Fatbardh Kadilli i PD-së apo Ardit Konomi i PS-së. Konomi mund të zgjidhet deputetë në rast se rezultati do ndryshojë në këtë qark për të shkuar në 7 me 5 në favor të opozitës, dhe për këtë ajo duhet që të marrë në 2013-ën edhe 4 747 vota të tjera më shumë sesa mori në 2009. Në këtë qark kemi dhe një garë brenda koalicionit pasi këtë mandat e pretendon edhe Pirro Kapurani i LSI-së. Garë do të ketë dhe në qarkun e Beratit për 1 mandat dhe për të cilin përplasen Lefter Maliqi i PD-së me Artan Lamen e PS-së. Lame mund të zgjidhet deputetë vetëm nëse koalicioni majtë arrin të marrë më shumë se 750 vota nga sa morri në 2009. Në Vlorë do të kemi një garë interesante, pasi për 1 vend, pra për mandatin e fundit konkurojnë 3 deputetë, 1 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Dashamir Tahiri (PDIU) do të rizgjidhet deputet në rast se rezultati nuk do ndryshojë në krahasim me 2009. Ai konkuron me Edmond Lekën (PS) dhe Shkëlqim Selamin (LSI), njëri prej të cilëve mund të bëhet deputetë nëse opozita do arrijë të marrë mandatin e 8, Çka mund ta arrijë nëse merr edhe 3 866 vota. Pra siÇ shihet në këtë qark do të kemi dhe një garë mes vet koalicionit të majtë, ku LSI pretendon të marrë 1 mandat. Konkurim do të ketë dhe në qarkune Fierit ku jo pak por tre forca pretendojnë 1 mandat. Bëhet fjalë për PD e PDIU nga e djathta, të cilat konkurojnë respektivisht me Florjan Dani dhe Omer Mamon dhe Ervin KoÇin nga PS. KoÇi mund të rizgjidhet deputet nëse koalicioni i majtë merr plus 2 667 vota më shumë se në 2009.
Lista e plotë e deputetëve që zgjidhen deputetë në 23 qershor
QARKU TIRANE
Pandeli Majko PS
Saimir Tahiri PS
Vasilika Hysi PS
Ditmir Bushati PS
Ilir Meta LSI
Fatmir Xhafaj PS
Lindita Nikolla PS
Besnik Baraj PS
Xhemal Qefalia PS
Sadri Abazi PS
Parid Cara PS
Spartak Braho PS
Artan Gaçi PS
Pjerin Ndreu PS
Rakip Suli PS
Klajda Gjosha LSI
Sali Berisha PD
Myqerem Tafaj PD
Majlinda Bregu PD
Halim Kosova PD
Florion Mima PD
Gerti Bogdani PD
Dashamir Shehi PD
Jorida Tabaku PD
Edi Paloka PD
Keltis Kruja PD
Kastriot Islami PD
Asllan Dogjani PD
Visar Zhiti PD
Arben Qirjako PD
Gent Deliallisi PD
Tritan Shehu (PD) ose Milena Harito (PS)
DURRES
Blendi Klosi PS
Klodiana Spahiu PS
Ilir Beqaj PS
Namik Dokle PS
Lefter Koka LSI
Gentian Bejko PS
Eduart Halimi PD
Igli Cara PD
Albana Vokshi PD
Gent Strazimiri PD
Oerd Bylykbashi PD
Osman Metalla PD
Vullnet Topalli (PD) ose Agron Duka (PR) nëse nuk do ketë lëvizje mandatesh në krahasim me 2009 dhe nëse rezultati do ndryshojë në favor të opozitës Artur Bushi (PS)
ELBASAN
Ben Blushi PS
Damian Gjiknuri PS
Evis Kushi PS
Alfred Peza PS
Taulant Balla PS
Edmond Haxhinasto LSI
Musa Ulqini PS
Arben Imami PD
Eduard Selami PD
Ardian Turku PD
Luçiano Boçi PD
Dashnor Sula PD
Arbjola Halimi PD
Aurel Bylykbashi – PD ose Arben Kamami – PS
KORÇË
Bashkim Fino -PS
Arta Dade – PS
Olta Xhaçka – PS
Ilirian Pendavinji – PS
Ilir Xhakolli – PS
Ylli Ziçishti – PS ose Pirro Kapurani – LSI
Ridvan Bode – PD
Eleina Qirici – PD
Edmond Spaho – PD
Fatmir Mehdiu – PD
Gjergji Papa – PD
Fatbardh Kadilli (PD) – ose Ardit Konomi PS
DIBER
Shkelqim Cani PS
Ulsi Manja PS
Sherefedin Shehu PD
Bedri Hoxha PD
Roland Keta PD
Ekrem Spahia PD
BERAT
Fidel Ylli PS
Ermonela Felaj PS
Eduard Shalsi PS
Nasip NaÇo LSI
Eduart Bejko PS
Genc Pollo PD
Astrit Veliaj PD
Lefter Maliqi (PD) ose Artan Lame (PS)
LEZHË
Mimi Kodheli PS
Armando Prenga PS
Arben Ndoka PS
Aldo Bumçi PD
Gjovalin Kadeli PD
Albina Deda PD
Vasil Bicaj PD
SHKODËR
Mimoza Hafizi PS
Tom Doshi PS
Paulin Sterkaj PS
Namik Kopliku PS
Jozefina Topalli PD
Helidon Bushati PD
Voltana Ademi PD
Nard Ndoka PD
Gjovalin Bzheta PD
Ndue Palucam PD
Bardh Spahia PD
GJIROKASTËR
Arben Ahmetaj PS
Erion Veliaj PS
Anastas Angjeli PS
Genc Ruli PD
Spiro Ksera PD
KUKËS
Vexhi Muçmataj PS
Flamur Noka PD
Besnik Dusha PD
Alban Zeneli PD
FIER
Gramoz RuÇi PS
Erjon BraÇe PS
Eglantina Gjermeni PS
Ilirjan Celibashi PS
Petrit Vasili LSI
Armando Subashi PS
Arben Çuko PS
Piro Lutaj PS
Majlinda Bufi PS
Sokol Olldashi PD
Mesila Doda PD
Kozma Dashi PD
Shpëtim Idrizi PD
Bedri Mihaj PD
Myslim Murrizi PD
Florjan Dani (PD), Omer Mamo (PDIU) ose Ervin KoÇi (PS)
VLORE
Edi Rama PS
Valentina Leskaj PS
Koço Kokëdhima PS
Luiza Xhuvani PS
Fatmir Toçi PS
Vangjel Dule PBDNJ
Andrea Marto PS
Astrit Patozi PD
Arben Ristani PD
Liljana Elmazi PD
Ardjan Kollozi PD
Dashamir Tahiri (PDIU)në rast se rezultati nuk do ndryshojë në krahasim me 2009 dhe Edmond Leka (PS) ose Shkëlqim Selami (LSI) nëse opozita do arrijë të marrë mandatin e 8.
PS: Të na vihen në dispozicion listat e partive të tjera
Tre ditë nga skadimi i afatit të dorëzimit të listave shumëemërore, KQZ ka vendosur që të procedojë me shpejtësi për të miratuar përbërjen e tyre. Sot ky komision ka vendosur që të shqyrtojë listat e 31 partive të para, për të cilat ka përfunduar shqyrtimi paraprak i dokumentacionit nga administrata. Por në listën e gjatë të këtyre partive, mungojnë ato të dy partive kryesore. Vetëm gjatë paradites së djeshme bazuar mbi parimin e transparencës dhe në nenit të Kodit Zgjedhor, që u mundeson palwve tw interesuara njohjen me çdo kërkesë pranë KQZ-së, përfaqesuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj ka kërkuar që listat e kandidatëve dhe dokumentacioni shoqërues i tyre t’u vihet në dispozion. “Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të KQZ dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje”, – tha Gjonçaj. Kërkesa e tij vjen pas publikimeve edhe në media, së listat e kandidatëve të PD nuk janë dorëzuar pranë protokollit të KQZ-së, por i janë lënë në zyrë kryetares së këtij institucioni, pasi ato nuk kanë qënë të plota dhe madje kanë pësuar ndryshime edhe pas afatit zyrtar, si dhe kanë pasur mangësira në dokumentacionin shoqërues. Por kryetarja e KQZ-së tha se listat do të publikohen brenda 14 majit, kur dhe është afati i fundit i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ. “KQZ është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partite”, – tha Lleshi.
MAPO
Add new comment