Topalli akuzon Ramën për 3 ligjet

Postuar në 10 Maj, 2013 03:04

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë festuar Ditën e Europës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. 

Nën tingujt e këngës "Europe", ata kanë kërkuar votimin e tre ligjeve, të cilat sipas kryetares së Paralemantit, Jozefina Topalli, prej tre vitesh mbahen peng nga opozita. 

“Prej më shumë se 200 ditësh në Kuvendin e Shqipërisë zoti Rama nuk lejon që të votohen tre ligje, ndërkohë që Brukseli në tetorin e kaluar i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të merituar, me kusht që të votojë tre ligje”, deklaroi Topalli, e cila në mënyrë simbolike ftoi të rinjtë t’i votonin së bashku. 

“Unë sot si mikja juaj, si prindi juaj kërkoj dhe ju bëj një ftesë: meqë opozita në Kuvendin e Shqipërisë nuk voton tre ligjet, do t’i votojmë bashkë? Atëherë, kush është dakord me votimin e ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë? Të gjithë pro! Edi Rama kundër! Asnjë abstenim! Miratohet! Ky është votimi më i bukur që unë kam pasur ndonjëherë!”, u shpreh Topalli. 

Topalli u kërkoi të rinjve që më 23 qershor të votojnë Partinë Demokratike, me qëlim që askush të mos guxojë të mbajë peng rrugën drejt intergimit.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.