Arratiset i dënuari, pezullohet drejtori i burgut

Postuar në 13 Maj, 2013 03:46

Një i burgosur në burgun e Peqinit i dënuar me 10 vjet burg për vrasjen në rrethana të cilësuara të një oficeri policie ka thyer lejen dhe nuk është kthyer më në qeli në datën e caktuar nga autoritetet. 

Burime nga Drejtoria e Burgut të Peqinit bëjnë me dije se Romeo Rustemaj, nga Vlora kishte marrë leje më datë 7 maj ora 13:00 dhe duhej të kthehej të dielën në qelinë ku vuan dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.

I dënuari është shpallur në kërkim nga policia dhe konsiderohet si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Për shkak drejtori i burgut të Peqini, Sajmir Salla është pezulluar nga detyra.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër i burgosur për vepra të rënda penale theu gjithashtu lejen duke mos u kthyer në qelitë e burgut të Fushë-Krujës, por u arrit të kapej brenda 24 orësh në Rrogozhinë, përmes përgjimit të tabulateve telefonike.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.