Topalli dhe Dade, në top-listën për mandatet

Postuar në 13 Maj, 2013 03:50

 

Bëhen me nga 6 dhe 5 mandate, më pas vjen Leskaj me 4 mandate

Jozefina Topalli dhe Arta Dade janë dy deputete simbol të dy partive të mëdha PD dhe PS, pasi kanë më shumë mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja Topalli do numërojë 6 mandate radhazi në Kuvendin e Shqipërisë e kjo që nga viti 1996, duke mos e tradhtuar qytetin e saj të lindjes, Shkodrën. Ndërsa Arta Dade është zgjedhur si deputete në legjislaturat XV, XVI, XVII, XVIII. Kjo e XIX pritet të jetë hera e pestë që zgjidhet si deputete. Dade ka dalë deputete në disa zona të ndryshme. Në këtë legjislaturë doli si deputete e Qarkut të Gjirokastrës, ndërsa kësaj here pritet të dalë si deputete e PS-së për Qarkun e Korçës. Valentina Leskaj është deputetja tjetër që do të ketë më shumë mandate të deputetit. Ajo është zgjedhur deputete e Qarkut të Elbasanit në legjislaturat XVI, XVII, XVIII. Ndërsa kësaj here, ajo do të jetë deputete e Qarkut të Vlorës. Nga 22 deputete që kishte Kuvendi që u mbyll, mësohet se vetëm 9 prej tyre nuk do të zgjidhen sërish. Të 13 deputetet e tjera janë rikonfirmuar nga dy partitë e mëdha. Paulina Hoti, Arenca Trashani,Adriana Gjoni, Shegush Ligori, Lajla Pernaska, Rajmonda Bulku, Ledina Aliolli, Paulina Hoxha dhe Enkelejda Shkreli janë deputetet që do të largohen. Në listat e reja të deputetëve janë 10 femra që e marrin mandatin për herë të parë. Ndërsa 12 deputete të tjera rikonfirmohen për herë të dytë në zgjedhjet 23 qershorit. E veçanta është se nuk ka deputete që do të marrin tre mandate nga zgjedhjet e 23 qershorit.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.