Rama: Arsyeja pse pse zhvendosa nga Berati Erjon Braçen

-Kryesocialisti shprehet se secili është pozicionuar aty ku e kërkojnë interesat e PS-së për realizimin e fitores Berati ka qenë ndalesa e radhës e kryesocialistit Edi Rama në vijim të turit për prezantimin e kandidatëve në 12 qarqet e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në autobusin elektoral, lideri i opozitës sqaroi edhe arsyen e zhvendosjes së anëtarit të kryerish Erjon Braçe nga Berati në Fier. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se vendimi për të mos kandiduar Erjon Braçen në këtë qark është i mirëmenduar për fitoren e socialistëve duke paralajmëruar se në Berat PS-ja do marrë 6 mandate. I pyetur nëse ekipi i kandidatëve me të cilë PSja futet në zgjedhjet e qershorit është më i mirë se ai i 2009-s, Rama vlerësoi se skuadra e PS-së është më cilësore duke shprehur besimin për suksesin në zgjedhje .
Cilat kanë qenë arsyet reale që ai u transferua nga qarku i Beratit për në qarkun e Fierit?
Erjon Braçe është në vijën e parë të një pjesë shumë të rëndësishëm të frontit të betejës elektorale, në qarkun e Fierit ku njësoj si në qarkun e Beratit ne synojmë të marrim maksimumin dhe do të marrim maksimumin. Për këtë arsye edhe Erjon Braçe gjendet aty, krah për krah, me Gramozin, me Eglantinën, me Armando Subashin, me Ilirjan Celibashin dhe gjithë skuadrën e Fierit. Sigurisht, që ju keni nevojë për fabula që tërheqin më shumë telespektatorë dhe lexues, por në këtë rast nuk ka asnjë çudi, nuk ka asnjë anomali. Ne jemi një Skuadër Kombëtare ku secili është pozicionuar aty ku e kërkojnë interesat e përbashkëta të skuadrës dhe ku kërkon qëllimi i madh i një fitoreje që do të realizohet qark për qark dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë.
SHEKULLI
Add new comment