Një pyetje e lehtë, por shumë e vështirë për Topallin

Postuar në 15 Maj, 2013 02:04

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Shkodrës, u vu në siklet nga një pyetje e thjeshtë e një studenteje në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Studentja e Ekonomikut, Stesi Laqja, pyeti Topallin për shanset që kanë të rinjtë për të gjetur një punë, kur mbarojnë studimet.

Por ndërsa ka folur për “arritjet” e qeverisë në këto tetë vite, si arsye për të kërkuar një mandatë të tretë, kryetarja e Kuvendit, Topalli, e vënë në vështirësi, nuk tha sesi mund të integrohen në tregun e punës studentët, por tregoi një histori në mungesë të përgjigjes.

Shkodra, renditet ndër qytetet me nivelin më të lartë të papunësisë në vend.

Sipas statistikave zyrtare, të papunët në këtë qark zënë mbi 20% të popullsisë.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.