Milo: Rama na “shiti” për LSI, nuk na hap telefonin

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha dje se Rama i shiti aleatët e tij për LSI-në. “Sigurisht, jemi koshientë që PS na shiti për LSI, këtë e dinë të gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqiptare, nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare, por kjo tashmë nuk na ligështon”, tha Milo, i ftuar në News 24. Milo tha se pas zyrtarizmit të koalicionit opozitar, Rama nuk ia hap telefonin asnjë aleati. “Nuk e ka PS monopolin e së majtës shqiptare, por e kemi të gjithë bashkë. Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec dhe më thotë. Dhe PS ka shumë qurravecë. Telefoni i Ramës nuk funksionon më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS”, shtoi Milo, duke theksuar se pas bisedës shpreson të marrë përgjigje nga Rama. Lidhur me listat e deputetëve, Milo tha se Berisha i motivoi aleatët e tij duke i përfshirë në listën e PD, ndërsa Rama i demotivoi.
PANORAMA
Add new comment