Shkëlzen Berisha: Rama u zotua të mos përbaltë familjet e kundërshtarit, po nxori Ballën për të shpifur sërish

Postuar në 16 Maj, 2013 02:27

 

Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp pas deklaratave të deputetit socialist, Taulant Balla.

Në fillim të deklaratës së Shkëlzen Berishës thuhet se Rama është angazhuar se nuk do përbaltë familjet e kundërshtarit, por po shpif sërish.

Shkëlzen Berisha thotë se Balla ka frikë që të përballet në gjykata.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, z.Rama nxori shpifësin e tij z.Balla për të bërë të kundërtën e asaj që u zotua se nuk do të bënte në ditën ndërkombëtare të nënës: përbaltjen e familjes së kundërshtarit politik.

Taulant Balla ka një historik të gjatë në marrjen përsipër të fajeve për Edi Ramën. Ai është shpallur fajtor për shpifje dhe është urdhëruar të kërkojë falje publike nga gjykata para dy ditësh për deklaratat e tij lidhur me gënjeshtra të tjera që nuk është i aftë t’i provojë.

Tani që flasim, z. Balla është duke anashkaluar nga frika ballafaqimin me më shumë se një duzinë familjesh, të cilët i ofendoi para 6 muajsh.

Z. Balla ka frikë të ballafaqohet në gjykatë me këto familje dhe e ka shtyrë gjyqin 7 herë në këto 5 muaj, ç’ka është një rekord i veçantë për çështjet civile.

Z. Balla duhet të fokusohet më shumë në çështjet gjyqësore ekzistuese, sesa të fillojë çështje të reja,” thuhet në deklaratën e birit të kryeministrit./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.