Dridhje toke në Tiranë dhe Durrës, banorët në panik

Postuar në 16 Maj, 2013 02:28

 

Tre lëkundje toke janë regjistruar pasditen e sotme në Vorë, Durrës dhe Tiranë.  Instituti sizmologjik bën të ditur se tërmeti me magnitudë 3.6 gradë të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën 8 km në veriperëndim të Vorës.

Dy lëkundjet e para janë regjistruar rreth orës 17.00 me një diferencë kohore disa minutëshe midis tyre, ndërsa një lëkundje e tretë është ndjerë rreth orës 19:12.  Të njëjtat burime bëjnë të ditur se lëkundjej nuk kanë shkaktuar dëme materiale, por vetëm panik tek banorët, disa prej të cilëve kanë qëndruar jashtë banesave nga frika e përsëritjes së lëkundjeve.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.