ISHP, Hoxha: Malarja, fillesë prej dy vitesh në vendin tonë. 15 rastet e konfirmuara, nën kontroll

TIRANË- Rishfaqja e malaries në vendin tonë ka një fillesë prej dy vitesh dhe rastet e konfirmuara janë kryesisht si pasojë e lëvizjeve jashtë vendit.
Sipas kreut të Institutit të Shëndetit Publik, Adrian Hoxha në vendin tonë aktualisht janë 15 raste të konfirmuara, që mbahen nën kontroll.
Ai siguroi se nuk ka vend për panik, duke thene se rastet janë të importuara.
“Pas një farë kohe nga qëndrimi i tyre në këto shtete, personat kanë marrë dhe sëmundjen e malarjes. Një pjesë e tyre janë diagnostikuar dhe trajtuar, një pjesë e tyre kanë ardhur në vend, janë evidentuar dhe trajtuar në Klinikën e Infektologjisë”, tha Hoxha.shumica e rasteve kanë kaluar në ISHP, ku dhe janë vaksinuar sipas ligjit para se të shkojnë në këto zona, si dhe janë këshilluar përsa i përket medikamenteve të veçanta si profilaksi në lidhje me këtë problem. “Por pothuajse në të gjitha rastet ka pasur një mospërdorim të medikamenteve për profilaksi, apo përdorim jo të rregullt të tyre, gjë që ka sjellë kontaktin dhe ballafaqim me këtë rast”, tha Hoxha.
Sipas tij aktualisht nuk ka raste të transmetimit të malarjes në vend nga njeriu tek njeriu. “Sot që flasim është e rëndësishme të themi që nuk ka rast të transmetimit të malarjes në vendin tonë nga personi i infektuar tek njeriu dhe kjo ka të bëjë me numrin e tyre të vogël, që nuk mundet të ndikojë në proces”,- tha ai.
Hoxha sqaroi me tej se gjatë këtyre viteve janë invstiguar rastet ku ka pasur problem aty ku rasti është identifikuar, në Tiranë, Vlorë, Shijak, Durrës, Fier. “ISHP ka çuar ekipet e specialistëve për të verifikuar kontaktet e tij, ekzaminimet tek individët me të cilët ka pasur kontakt, mjediseve që do të shërbenin si faktorë favorizues për sëmundjen, etj”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment