TemA TV/ Hysi: PS do garantojë drejtësi dhe barazi për të gjithë

Në kuadër të denoncimeve “100 arsye për të mos votuar Berishën”, Partia Socialiste e cilësoi të dështuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
“Shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e transparencës, kanë sjellë si pasojë edhe mungesën e besimit të qytetarëve tek ky sistem”, u shpreh deputetja socialiste Vasilika Hysi.
“Shqiptarët janë dëshmitarë të faktit që Berisha ka marrë peng sistemin e drejtësisë në këto 8 vite dhe nuk ka mundësuar reformat reale për të forcuar ligjin dhe për të ndëshkuar krimin. Korrupsioni është kanceri që ka mbërthyer sistemin e drejtësisë. Partia Socialiste do të rivendosë drejtësinë. Do të rimëkëmbë sistemin duke garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë, sipas standardeve europiane”, u shpreh kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, e cila në 4 vitet e fundit ka qenë anëtare e Komisionit të Ligjeve.
TEMA
Add new comment