Asfalt për fushatë me paratë e privatizimeve, gati 10 mld lekë

Postuar në 17 Maj, 2013 02:22

 

-Në kulmin e fushatës elektorale qeveria shqiptare ka bërë një manovër për të shlyer detyrimet ndaj kompanie që kanë kryer punë publike. Kompanitë kanë kryer punimet në harkun kohor të katër viteve të fundit u është dashur të prisnin nisjen e fushatës për të për tu likuiduar. Të ardhurat nga privatizimet destinohen për mbylljen e borxheve në prag fushatës, ndërkohë që investimet për vitin 2013 janë ndër më ulëtat në 5 vitet e fundit. Me anë të një vendimi të veçantë i cili ka hyrë në fuqi dhe pritet vetëm kalimi i fondeve në llogari të kompanive qeveria ka shpërndarë paratë.

Rrugët

Në dokumentin e botuar në Fletoren Zyrtare mësohet se është vendosur financimi për infrastrukturën rrugore, në vlerën 1. 5 miliardë lekë. Kjo shumë do të paguhet për firmat që kanë kryer punë publike në gjithë vendin, pjesa më e madhe të cilave janë rrugë rurale. Firmat kanë kryer punime në Dibër, Kukës, Shkodër, Durrës, Lezhë Tiranë dhe Vlorë. Fondi për rrugët është ndarë në tre zëra. Në vendim është parashikuar edhe likuidimi i projekteve të infrastrukturës rrugore, me vlerë 208 milionë lekë, i cili është shoqëruar edhe me shumat për çdo kompani. Me këto para do të shlyhen rikonstruksionet që janë kryer në disa rrugë rurale në zona të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e punimeve janë kryer në komuna ose në rrugë brenda qytetit. Në listëpagesën e tretë është parashikuar financimi i projekteve të infrastrukturës rrugore, në vlerën 1. 3 miliardë. Këto para shlyejnë detyrimet e për kompanitë që kanë kryer punë publike, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë dhe bëhet fjalë për rikonstruksion rrugës, ndërtim bulevardi ose asfaltim. Një pjesë e konsiderueshme e punimeve thuajse kanë mbetur pezull për shkak të mospagesave nga qeveria, e cila ka sjellë pamundësinë e kompanive për të mbyllur në përputhje me afatet zbatimin e projekteve.

Ujsjellësat

Qeveria ka parashikuar që në kulimin e fushatës të shlyejë edhe detyrimet ndaj kompanive që kanë kryer punime në ujësjellësa dhe kanalizime. Kështu do të shlyhen detyrimet në vlerën 450 milionë lekë për ndërtimin e depove të ujit, ndërtimit të ujësjellësve ose shtrimit të tubave për 47 projekte. Në vendimin e publikur në Fletoren Zyrtare është parashikuar edhe likuidimi i projekteve të ujësjellëskanalizimeve, me vlerë 99 milionë lekë, vlera është shoqëruar edhe me listën e kompanive që do të marrin paratë si dhe me shumat përkatëve. Në listën e fundit për financimin e projekteve të ujësjellëskanalizimeve, në vlerën 350 milionë lekë përblyllen një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Transporteve kanë mbartuar për vite me radhë ndaj kompanive që kanë kryer publike në vend. Qeveria ka akorduar një fond edhe në adresë të ministrisë së Shëndetësisë me vlerën 4 milionë lekë për pagesat e ndërtimit të të një ambulance në Dibër dhe rikonstruksionin e dy ambulancave në Durrës dhe Lezhë.

Borxhi ndaj bizneseve Detyrimet e qeverisë ndaj bizneseve arrijnë në 200 milionë euro, ndërsa borxhi publik në Shqipëri nuk është vetëm ai i shpalluri nga qeveria në nivelin prej 62%. Sipas ekspertëve të Partisë Socialiste, shumë borxhe të tjera të shtetit, si përshembull kontratat e palikuiduara ndaj biznesit, nuk përfshihen tek shuma e borxhit publik të shpallur. Përfaqësuesit e dhomave të tregtisë dhe biznesit shprehen se qeveria i ka më shumë se 200 milionë Euro (28 miliardë lekë) borxh rreth 660 kompanive të ndryshme. Kjo vlerë është diçka më shumë se investimet publike të financuara nga qeveria në 2012 (rreth 27.4 miliardë lekë). Sipas përllogaritjes rezulton se qeveria gjatë gjithë 2012 ka investuar vetëm me paratë e bizneseve dhe këta të fundit janë shtyrë drejt falimentimit për shkak të mungesës së parave. Kjo situatë sipas PS-së vjen se qeveria për shkak të arkëtimeve të ulta tatimore gjatë muajve të fundit ka marr borxh jo për të kryer investime publike, por për të paguar detyrimet minimale të shtetit, për të paguar rrogat dhe pensionet. Një tjetër detyrim i shtetit ndaj biznesit është edhe mosrimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Deklarimet në media nga grupe biznesi, që përfshijnë subjektet eksportuese, i vlerësojnë këto detyrime në mbi 150 milionë Euro.

VENDIMI

Buxheti, 30 milionë lekë për mbjellje shegësh

Projekti për kultivimin e shegës, ka marrë nga buxheti i shtetit një shumë prej 30 milionë lekësh. vlera e financimit i ka kaluar Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, e cila duhet ta destinojë për projektin “Pyllëzim me shegë”, në komunën Dajç. Kryeministri i ka kushtuar vëmendje projekti i ullirit dhe mbelljave me drurëve frutore si shega, arra apo lajthia. Madje Berisha ka ftuar që shkollat të angazhohen dhe ngarkoi ministrin e arsimit që ti infomorjë për projektin, pasi cdo nxënës do të mbjellë një rrënjë ulli që në 4 vjet të realizohet mbjellja e 20 milionë rrënjë ullinjve.

Bode: Me paratë e HEC-ve do paguajnë borxhet

Ministri i Financave ka konfirmuar faktin se me paratë e privatizimit të katër Heceve, blerë nga shoqëria Kurum, do të shlyejë borxhet. Bode deklaroi dje se qeveria ka marrë borxh të brendshëm, në pritje të të ardhurave nga privatizimi dhe sipas tij kompania ka bërë derdhjen e parë, tre ditë më parë. Ministri i Financave, Bode garantoi edhe shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj kompanive private. "Në mënyrë të përkohshme, në pritje të të ardhurave nga privatizimi, qeveria ka menaxhuar thesarin e shtetit duke bërë huamarrje të përkohshme, dy mujore, tre mujore në pritje të të ardhurave nga privatizimi. në momentin që ndodhemi sot, tre ditë më parë është bërë pagesa e parë prej rreth 57 milionë euro, e cila tërësisht shkon në uljen e huamarrjes së brendshme", tha ministri Ridvan Bode. Ai e argumentoi marrjen e kësaj huaje të brendshme me detyrimin për të shlyer borxhin nga kompanive për punët e kryera publike, në pritje të arkëtimit të parave të privatizimit të katër hidrocentraleve, dy Bistricave, Ulzës dhe Shkopetit. "Ministria e Financave konfirmon faktin që përtej shifrave të parashikuara në buxhetin e vitit 2013 dhe kontratave që janë mbështetur me këtë buxhet, pati mundësinë që të lëvrojë në funksion të shlyerjes së kontratave dhe rreth 105 milionë euro më shumë", tha dje Bode. Qeveria shqiptare ka përfituar 109.5 milionë euro, nga shitja e katër hec-eve dhe shteti nga kjo shumë kompanisë do të zbriten 21 milionë euro, për rimbursimin e Tvsh-së. këto vepra energjetike prodhojnë në vit rreth 550 mijë megavatorë energji, me një fuqi të instaluar prej 80 megavat.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.