Fier, Rama: Berisha i mbush sheshet me robër, ne me qytetarë

Postuar në 17 Maj, 2013 15:05

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ka deklaruar se Berisha i mbush sheshet me robër ndërsa PS me qytetarë.

“Saliu erdhi mbushi sheshin me robër këtë shesh, ndërsa sot sheshi është i stërmbushur me qytetarë. Nuk do të ketë më njerëz që merren zvarrë për qokat e pushtetit. Pas 23 Qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria do të jetë e të gjithë qytetarëve. Nuk e di ca tha Saliu në Fier por e di ca do t’i thotë Fieri Saliut më 23 Qershor.”

Kreut të PS-së "i bllokohet" rruga në Fier

FIER - Partia Socialiste do të prezantojë sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit në një miting të organizuar me këtë rast.

Gjatë udhëtimit me autobusin e fushatës, shumë simpatizantë të PS-së kanë dalë në rrugë për të pritur liderin e opozitës. Kjo gjë ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës. Rama është “detyruar” të zbresë nga autobusi dhe të takojë njerëzit që kishin dalë në rrugë për t'i uruar mirëseardhjen.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.