Meta: Prioriteti ynë, të rinjtë. LRI adrenalina jonë për të përballuar çdo sfidë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi paraditen e sotme kandidatin për deputet në njësinë 3 në Tiranë, Edrit Braimllari
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve Meta theksoi se LSI është në radhë të parë forca e rinisë, e të rinjve dhe të rejave të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Kreu i LSI u shpreh se sloganin “Të Ecim më Shpejt” erdhi nga LRI, e cila është adrenalina e LSI-së për të fituar të gjitha sfidat
“Në emër të së ardhmes rinia është aseti më i vyer i kombit, i shoqërisë sonë është e sotmja dhe e nesërmja. Të rinjtë e gjejnë veten e tyre në LSI më mirë se kudo tjetër, sepse te LSI ata janë vetvetja, sepse te LSI ata janë një faktor i fuqishëm përmes të cilit ata realizojnë ndryshimet që duan dhe që aspirojnë, tha ai. Në listën tonë të kandidatëve të kryeqytetit 30% janë përfaqësues të LRI-së”, tha Meta.
Më tej, kreu i LSI u shpreh se punësimi është prioritet i LSI dhe theksoi se në programin e saj ka një platformë të qartë elektorale që qëndron tek mbështetja dhe formimi profesional i të rinjve në mënyrë që ata të punësohen në sektorë kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit
“Punësimi është prioritet i LSI-së. Në platformën elektorale për 4 vitet e qeverisjes së ardhshme e në mënyrë të veçantë, punësimi i të rinjve dhe të rejave është prioriteti dhe angazhimi ynë më i madh dhe i rëndësishëm. LSI-ja synon një model të ri të ekonomik që bazohet te prodhimi dhe të aftësia për të eksportuar si baza kryesore për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe punësim të qëndrueshëm”, shtoi Meta.
SHQIP
Add new comment