Komisioni Evropian miraton zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP

Komisioni Evropian pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP. Sipas këtij vendimi TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare. “Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm. Sipas Tungland Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin Kaspik në Evropë.
MAPO
Add new comment