Ilir Meta: Nga Durrësi më 24 qershor zhbllokohet rrugëtimi ynë drejt BE-së

Postuar në 18 Maj, 2013 15:18

 

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është ndalur sot në Durrës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i LSI Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Berisha dhe sloganin “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim”, duke theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi shqiptarëve. Sipas tij qytetarët për Kryeministrin, vetëm në mitingje janë të parët, madje edhe aty më tepër fishekzjarret.

“Në portën tonë të hershme drejt Europës, nga Durrësi do zhbllokojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE. Sot paraqesim ekipin tonë të fituesve për 23 qershorin. 23 qershori fton durrsakët dhe të gjithë qytetarët për reflektim, nëse ata ndihen më mirë për veten, familjen, komunitetin dhe gjithë shoqërinë. Tre problemet kryesore që keni ju dhe qytetarët janë të gdhendura në sloganin e tyre. Ata kanë punësimin, por problemi më i madh është papunësia, kanë mirëqenien por çdo ditë bie fuqia blerëse nga rritja e çmimeve, kanë integrimin dhe treguan një mungesë konsensusi për ti kaluar në Kuvend brenda kësaj legjislature. Për Kryeministrin qytetarët vetëm në fjalime e mitingje janë të parët, por për të të parët janë fishekzjarret, ekonomia po lëngon duke demonstruar shenja të qarta të krizës. Të gjithë ju para se të dëgjoni statistikat zyrtare keni familjarë, miq dhe të afërm të papunë. Kjo nuk ndodh për shkak të paaftësisë apo mungesës së potencialeve, por mungesës së vizionit për të gjallëruar ekonominë dhe rritur punësimin”, tha ai.

Sipas Metës pas 22 vitesh tranzicionit ka ardhur koha që shqiptarët të votojnë për realitetin europian që duan. “Problemi më i madh i ekonomisë është kriza e besimit, biznesi është në presion jo vetëm nga borxhet që u ka qeveria, por dhe një administratë tatimore që i është vërsulur muajt e fundit, këtë e tregon dhe anketa e fundit e komunitetit të biznesit. Ne të gjithë e dimë se perceptimi i biznesit sot është realiteti i ekonomisë nesër. Shqipëria sot është në një kontratë, qeveria është në festë ndërsa qytetarët gjithmonë e më shumë me halle. Ndaj qytetarët në gjithë vendin do ti thonë mjaft, do zgjedhin rrotacionin, do zgjedhin shtetin ligjor, do zgjedhin të ecin më shpejt. Ne 23 qershor kemi shansin historik që të votojmë për realitetin europian që duam. Pas 22 vitesh ka ardhur koha ti japim fund tranzicionit, drejt zhvillimit punësimit, mirëqënies dhe integrimit” deklaroi Meta.

Kreu i LSI ka ironizuar sërish premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA. “Shqiptarët s’mund të gënjehen nga një qeveri që premton ëndrrën amerikane me sy hapur. Durrsakët dhe shqiptarët kërkojnë lidership dhe qeveri të re, që urat e bashkëpunimit të zëvendësojnë urat e sotme ndarëse”theksoi ai. Më tej Meta prezantoi dhe ofertën e kësaj partie për katërvjeçarin e ardhshëm, duke premtuar më shumë punësim, lehtësira për biznesin dhe zhvillim të shërbimeve.

Në fjalën e tij Lefter Koka deklaroi se “në këtë rrugëtim të fushatës elektorale jemi shumë më shumë. Besojmë shumë më shumë tek njëri tjetri. Besojmë më shumë tek e ardhmja. Besojmë më shumë te LSI-a. Besojmë më shumë tek Shqipëria Evropiane. E këtë të ardhme miqtë e mi, jua a garanton ekipi ynë i mrekullueshëm garues i LSI-së. Zonja dhe zotërinj, ndryshimi i qeverisë aktuale është një nevojë e domosdoshmëri, sepse vendi, Durrësi e në përgjithësi janë në një situatë të mjerueshme, papunësia në rritje, ekonomia e rrënuar, shkatërrimi i administratës publike, pasiguria e kaosi, kanë bërë të vështirë jetën e çdo qytetari shqiptar”. Ndërkohë që nga ana e tij “ne kemi programin më vizionar, më energjik, më praktik, më konkret, i cili përqendrohet tek rritja e mirëqenies së qytetarit. Dhe baza e kësaj mirëqenie është pa dyshim rritja e punësimit. Padyshim në vizionin tonë është edhe adoptimi i politikave fiskale, të zgjuara, të balancuara, jo diskriminuese, nxitëse të cilat do të bëjnë të mundur krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ndërsa deputeti Lefter Koka, gjatë fjalës së tij deklaroi se: “në këtë rrugëtim të fushatës elektorale jemi shumë më shumë. Besojmë shumë më shumë tek njëri tjetri. Besojmë më shumë tek e ardhmja. Besojmë më shumë te LSI-a. Besojmë më shumë tek Shqipëria Evropiane. E këtë të ardhme miqtë e mi, jua a garanton ekipi ynë i mrekullueshëm garues i LSI-së. Zonja dhe zotërinj, ndryshimi i qeverisë aktuale është një nevojë e domosdoshmëri, sepse vendi, Durrësi e në përgjithësi janë në një situatë të mjerueshme, papunësia në rritje, ekonomia e rrënuar, shkatërrimi i administratës publike, pasiguria e kaosi, kanë bërë të vështirë jetën e çdo qytetari shqiptar”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.