Konventa Kombëtare e PS-së

Postuar në 19 Maj, 2013 10:25

Partia Socialiste nisi Konventën 2-ditore që ka si moto “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshim rrënjësor”. Tre janë elementët përbërës të saj: prezantimi i koalicionit për Shqipërinë Europiane dhe dalja përpara publikut bashkarisht të 140 kandidatëve socialistë për 12 qarqet. Kurse paraditen e së hënës, Konventa do të vijojë me prezantimin e programit të PS-së. 

Pak përpara nisjes së Konventës, Top-Channel e pyeti kryesocialistin Edi Rama për rëndësinë e saj.

“Cdo ballafaqim zgjedhor ka edhe momentin e shpalosjes së programit. Me këtë konventë i bëjmë jehonë koalicionit më të madh që është krijuar ndonjëherë dhe programit që është më i detajuari që një forcë politike ka pasur në këto dy dekada”, deklaroi kreu i PS-së.

Konventa u hap me me një letër përshëndetëse nga patriarku i socialistëve, shkrimtari Dritëro 

Zgjedhjet 2013Meta: Të dëbojmë BerishënKonsulenca e Bler për RamënTopalli në Postribë

Agolli, i cili shprehu nevojën madhore të një rotacioni dhe fitoren e opozitës. Ndërsa, ish-presidenti Rexhep Meidani deklaroi se “qeveria e ardhshme nuk duhet të kthehet në burim problemesh”. 

Më pas, të gjithë kryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane përshëndetën konventën. 

“Populli shqiptar i dha një votë plebishitare ndryshimit rrënjësor në vitin 1992. Në 23 qershor, populli shqiptar me një tjetër votë plebishitare do të mbyllë kapitullin e rrënimit dhe do të hapë kapitullin e shpresës dhe ëndrrave që do të bëhen realitet me Shqipërinë Europiane”, theksoi Rama.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi: “Bashkimi i së majtës është një aksion politik për forca politike europiane dhe për misionarë të së nesërmes europiane. Edhe pak javë na ndajnë nga fitorja historike dhe plebishitare e 23 qershorit.”
 
Edhe kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, u shpreh i sigurt për ndryshimin e qeverisjes më 23 qershor, ndërsa tha se opozita e bashkuar do i japë fund errësirës: “Dhëntë Zoti që kjo të jetë beteja e fundit ndaj marrëzisë totalitare.”

“Shumë persona mund të thonë që është mision i lehtë për opozitën kur ka përballë koalicionin e papunësisë dhe dështakëve të integrimit, por është misioni më i vështirë”, tha Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Paskal Milo u shpreh: “T’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor. Kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tonë. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozitës.”

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.