3 ligjet, Berisha: Rama, falje shqiptarëve. Meta, ambicje për kreun e PS, kryeministër jam vetë

Postuar në 20 Maj, 2013 08:11

 

GJIROKASTER-  Kreu i qeverise, Sali Berisha ka ritheksuar nga Gjirokastra se Rama duhet t’u kerkoje falje shqiptare per bllokimin e votimit te tre ligjeve, duke bllokuar marrjen e statusit.

Gjate nje konference per shtyp me gazetaret, Berisha theksoi se nëse kjo është një kërkesë serioze është i gatshëm që ta mbledhë Parlamentin që nesër.

“Nëse Rama e ka seriozisht këtë zotim solem, Parlamenti mblidhet që nesër. I kërkoj Ramës të votojmë amnistinë që do bënim për 100-vjetorin e pavarësisë. Jo nuk është kusht për të votuar 3 ligjet por ta bëjmë në mbështetje të biznesit. Amnistia kërkon 3/5 dhe ai nuk e pranoi që ta votojë. Unë premtoj se nuk do të përfshijë asnjë politikan në mënyrë kategorike. Uroj që këtë mesazh ta shqyrtojë me seriozitet sepse biznesi e meriton plotësisht këtë. Vendet e qytetëruar e aplikojnë amnistinë. Shteti dënon, shteti fal”- tha Berisha.

Sipas tij, për tre ligjet ia ka mbushur mendjen zoti Meta se pas kërkesës së Nasipit ai thotë vetëm ato që i thotë Meta.

“Ai mund të bëhet kryetar i PS-së se kryeministër jam vetë. Unë do ti kërkoj kryetares së parlamentit që të ngrihemi dhe t’i votojmë që nesër” tha Berisha.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.