Berisha: Të gatshëm të mbledhim që nesër Kuvendin për tre ligjet

Postuar në 20 Maj, 2013 16:21

 

Kryeministri Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në Gjirokastër, i pyetur në lidhje me kërkesën për miratimin e 3 ligjeve në Kuvend, theksoi se nëse kjo është një kërkesë serioze është i gatshëm që ta mbledhë Parlamentin që nesër.

Nëse Rama e ka seriozisht këtë zotim solemn, Parlamenti mblidhet që nesër. I kërkoj Ramës të votojmë amnistinë që do bënim për 100-vjetorin e pavarësisë. Jo nuk është kusht për të votuar 3 ligjet, por ta bëjmë në mbështetje të biznesit. Amnistia kërkon 3/5 dhe ai nuk e pranoi që ta votojë. Unë premtoj se nuk do të përfshijë asnjë politikan në mënyrë kategorike. Uroj që këtë mesazh ta shqyrtojë me seriozitet sepse biznesi e meriton plotësisht. Sa për tre ligjet ia ka mbushur mendjen zoti Meta, se pas kërkesës së Nasipit ai thotë vetëm ato që i thotë Meta.  Ai mund të bëhet kryetar i PS-së, se kryeministër jam vetë. Unë do t’i kërkoj kryetares së parlamentit që të ngrihemi dhe t’i votojmë që nesër”, tha kryeministri.

Berisha e ka cilësuar kandidaturën e Spiro Kserës, si më të mirën në zonën e minoritetit ndërsa ka deklaro se kandidatët e tjerë të minoritetit për Gjirokastrën janë produkt pazaresh.

“Për herë të parë në 20 vjet, përveç Spiro Kserës gjithë kandidaturat e tjera për minoritetin janë produkt pazaresh. Ftoj minoritetin të mbajnë shënim këtë situatë. Nuk mund t’i tregtojnë ato për interesa partiake të liderëve të partive të vetëquajtura opozitare, se opozitë nuk janë, të paktën dy partitë kryesore, jo PBDNJ”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se kryesocialisti Rama duhet t`u kërkojë të falur shqiptarëve për dëmin që ka bërë duke mos miratuar 3 ligjet e integrimit.

“Rama duhet t’i kërkojë 200 herë të falur shqiptarëve që nuk i votoi duke u bërë një dëm kolosal, duke privuar vendin nga një pasaportë dinjiteti si dhe nga qindra euro grante nga KE për fermerët”, tha Kryeministri.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.