Lirohet Mark Frroku, i shoqëruar në polici 4 herë të tjera, pas arrestimit të Arbenit

Postuar në 20 Maj, 2013 16:22

 

TIRANË- Policia ka liruar Mark Frrokun nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar dy orë më parë. Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Kristiandemokrate në Qarkun e Shkodrës tha se ky ishte një presion policor, i orkestruar nga Ministria e Brendshme. Marku në vijim shtoi se automjeti i tij ka qenë nën vëzhgim që nga dita që është arrestuar i vëllai, Arben Frroku, si i dyshuari për vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.

"Ky është presion policor shtetëror, orkestruar nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë. U bëj thirrje: larg duart nga Partia Kristiandemokrate. Ne kishim një mbledhje të kryesisë së partisë kur më ndaluan. Historia ka nisur me arrestimin e vëllait tim; makina ime është ndjekur dhe më kanë kërkuar edhe çelësat. Sepse nuk e hapin dot, pasi është makinë e shtrenjtë. Ata kanë instaluar aty pajisjet e tyre, që unë i kam hequr se nuk lejoj të më përgjojnë bisedat familjare"-ka Mark Frroku për mediat.

Ky nuk është rasti i vetëm që Mark Frroku dhe familja e tij janë shoqëruar në polici,- “ne jemi vënë nën presionin e policisë së rendit, jemi shoqëruar disa herë, kjo është e 5-ta herë që unë shoqërohem në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. E gjithë familja ime është shoqëruar deri në 3 herë. Ky është një presion i madh ndaj familjes time”,-  u shpreh ai.

Shoqërimi

Blutë e Tiranës shoqëruan në Drejtorinë e Policisë, kryetarin e Partisë Kristiandemokrate në Qarkun e Shkodrës, Mark Frrokun, vëllain e Arben Frrokut. Në një prononcim me anë të telefonit, Frroku tha për “Shekullin”  se policia nuk i kishte dhënë asnjë arsye për shoqërimin e tij në drejtori. 

Selia e kësaj partie ndodhet në rrugën Durrësit, aty ku policia shoqëroi Frrokun. 

Dje Partia Kristiandemokrate çeli fushatën në Shkodër

 Partia Kristiandemokrate Shqiptare ka çelur dje zyrtarisht fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Anëtarë, simpatizantë e mbështetës të kësaj partie kanë shprehur përkrahjen e tyre për programin e saj dhe koalicionin ku ndodhet, ndërsa janë njohur dhe me kandidatët e saj për këtë qark. Mark Frroku do të jetë numri një në listën e kandidatëve kristiandemokratë të Shkodrës i ndjekur nga Arben Frroku dhe të tjerë përfaqësues. Kryetari i Partisë Kristiandemokrate Shqiptare , Dhimitër Muslia ka folur për vlerat mbi të cilat mbështetet kjo force politike ,me synimin që këto vlera të jenë në themel të shoqërisë shqiptare. Ne jemi rreshtuar në koalicionin e majtë pasi jemi të bindur me domosdoshmërinë e rotacionit politik,ndërsa si parti që udhëhiqemi nga kristiandemokracia e vërtetë garantojmë seriozitet e përkushtim ndaj votuesve e qytetarëve shqiptarë. Në qarkun e Shkodrës ,PKDSH përfaqësohet nga Mark e Arben Frroku dy numrat e parë në listën e këtij qarku.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.